KONKURS
Kompania e Mobiljeve “Lesna MAX” Prishtinë, me lokacion në Rr.Elez Berisha Nr.4, Magjistralja Prishtinë-Fushë Kosovë, shpallë konkurs për pozitat:
Agjent/e i shitjes në sektorin e Kuzhinave.
Detyrat:
- Shërben konsumatorët, prezenton mallin e ekspozuar dhe e bën shitjen e mallit,
- Kujdeset për mirëmbajtjen e mallit të ekspozuar, përcjellë gjendjen e stoqeve,
- Kujdeset për porositë e pranuara nga klientët, mbanë kontakte me blerës dhe i informonë ata,
Kushtet:
- Të kenë të kryer së paku shkollën e mesme apo me kualifikimin e lartë,
- Përvojë të punës, në sektore të ngjajshme do të konsiderohet përparësi,
- Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të ketë mvetësi të shkallës së lartë në punë,
- Njohja e punës me kompjuter është obligative,
- Mosha e preferuar 25-40 vjet.
Të gjithë të interesuarit për këtë pozitë, aplikacionet mund t’i tërhjekin në administratën e Qendrës Tregëtare “Lesna MAX“ në magjistralen Prishtinë-Fushë Kosovë, Rr.Elez Berisha nr.4, ku edhe dorëzohen të plotësuara së bashku me CV-të, dokumentet e nevojshme, dhe një fotografi të aplikuesit. Aplikacioni mundet të mirret edhe në e-mail adresën: konkurs.lesna@gmail.com. dhe pastaj i plotësuar të kthehet në email adresën e njejtë.
Për informata shtesë mund të informoheni në nr. e tel: 044/779-977, 044/992-299
Data e fundit për dorëzimin e aplikacioneve është 31.08.2023 ora 16:00.