Visametric shpallë konkurs për këto pozita:
- Specialist/e i/e Burimeve Njerëzore
- Financier-Kontabilist
Specialist/e i/e Burimeve Njerëzore
Visamatric është institucioni zyrtar i autorizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme Gjermane për ofrimin e shërbimeve të vizave, i cili filloi aktivitetin e tij në Kosove në vitin 2022.
Dhe është duke kërkuar një "Specialist sezonal të burimeve njerëzore" që do të udhëheqë Departamentin e Burimeve Njerëzore në Prishtinë.
Kualifikimet e Përgjithshme
- I/E diplomuar nga departamenti përkatës,
- Të paktën 3 vjet përvojë pune në Departamentin e Burimeve Njerëzore,
- Preferohet të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze,
- Aftësi të larta komunikimi, shkathësi për punë ekipore,
- Aftësi të shkëlqyera për ndjekjen e punëve,
- Të punojë me përpikëri,
- Aftësi të shkëlqyera në organizim, planifikim dhe të jetë dinamik,
Përshkrimi i punës
- Përgatitja, publikimi dhe ndjekja e njoftimeve të punës për pozicionet e kërkuara,
- Vlerësimin e aplikimeve të ardhura dhe kryerjen e proceseve të intervistimit,
- Përfundimi i procesit të rekrutimit dhe trajnimit/orientimit të kandidatëve të pranuar,
- Kryerja e përgjegjësisë lidhur me kasafortën e degës, dhe raportimi lidhur me transaksionet kryesore të parave dhe para-kontabilitetit.
- Sigurimi i ndjekjes dhe kontrollit të nevojshëm të proceseve të Burimeve Njerëzore brenda fushëveprimit të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale,
- Monitorimi dhe raportimi i proceseve të shëndetit dhe sigurisë në punë,
- Ekzekutimi i procesit disiplinor dhe proceseve të shkarkimit,
- Përgatitja në kohë dhe përgjigja e raporteve dhe kërkesave për informacion të kërkuara nga eprori.
Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur në titull pozitën ‘Specialist/e i/e BNJ’ në adresën e e-mail-it: hr.kosovo@visametric.com
Financier-Kontabilist
Visamatric është institucion zyrtar i autorizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë për të ofruar shërbime për viza.
Kualifikimet e Përgjithshme
- Të paktën 5 vjet përvojë në fushën e Kontabilitetit të Përgjithshëm dhe Financave,
- Të jetë në gjendje të përgatisë deklarata mujore dhe vjetore si TVSH, Mbajtja në burim,
- Njohuri mbi operacionet e E-Ledger dhe E-Fatura
- Të jetë në gjendje të mbajë dhe kontrollojë plotësisht të dhënat e kontabilitetit,
- Të jetë në gjendje të merret me proceset ligjore,
- Të jetë i aftë për të përdorur mirë programet MS Office,
- Parim i përpiktë, i kujdesshëm dhe i vëmendshëm në punë,
Kërkojmë një specialist të lartë të financave
Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur në titull pozitën “Financier-Kontabilist“ në adresën e e-mail-it: hr.kosovo@visametric.com