Zotëron së paku nivelin Bachelor në fushën relevante, preferohet niveli Master;
Ka njohuri të gjërë të çështjeve teknike në lidhje me Hekurudhat e Kosovës përfshirë projektet e zhvillimit;
Kualifikim i dëshmuar në pozitat e ngjashme;
Minimum 3 vite të punës në sektorin e infrastrukturës, përfshirë menaxhimin e projekteve, ndërsa përvoja në infrastrkturën hekurudhore do të konsiderohet si përparësi;
Njohuri të zhvillimit të komunitetit;
Shkathtësi për tu koordinuar me zyrtarët e lartë (të cilët janë përfaqësues të palëve të interesit dhe/ose anëtarë të komisioneve për vlerësimin e ofertave);
Planifikimi & Organizimi – Shkathtësi për të planifikuar punën e vet dhe për të menaxhuar prioritetet konfliktuale;
Integritet vetë-disiplinor, shkathtësi për shumë-detyra dhe shkathtësi për të punuar nën presion për të përmbushur afatet e ngushta;
Shkathtësi të mira komunikimi (në të folur dhe me shkrim) – Rrjedhshëm në të folur, me shkrim dhe kuptim të gjuhës Angleze dhe në ato kombëtare (Shqip dhe Serbisht);
Demonstron shkathtësi ndërpersonale dhe shkathtësi për të negociuar dhe ndikuar;
Puna ekipore – shkathtësi të mira ndërpersonale dhe shkathtësi për të krijuar dhe mirëmbajtur marrëdhënie efektive të punës me njerëz;
Të ketë njohuri të gjërë të projekteve të financuara nga IFI-të;
Ka njohuri të gjërë të PPR dhe GtP të Bankës dhe të Mjedisit, Ligjeve mbi Ndërtimin, si dhe të Mirëqenies
së Punës dhe Sociale të Kosovës;
Shkathtësi të operimit me kompjuter, përfshirë Microsoft Word, Excel, AutoCAD, PowerPoint dhe Primavera, internet dhe e-mail.
Detyrat & Përgjegjësitë
Detyra e Kryesuesit të PIU-së është të koordinojë dhe përfaqësojë PIU-në në të gjitha aspektet e zbatimit të aktivitetetve në lidhje me nën-projektet dhe programin e përgjithshëm të modernizimit të linjave hekurudhore të InfraKos-it. Ai është përgjegjës për kontaktet me Bankat/IFI-të. Ai për punën e tij raporton drejtpërdrejtë te KE i InfraKos-it.
Si Kryesues i PIU-së ai do të jetë përgjegjës për menaxhimin dhe koordinimin e Njësisë për Zbatim të Projektit të InfraKos-it për Projektin e Modernizimit të Hekurudhave të Kosovës. Roli i tij menaxhues është të sigurojë se të realizueshmet janë prodhuar me cilësi dhe në kohë duke monitoruar progresin dhe duke ofruar këshillë dhe mbështetje. Ai duhet të jetë i aftë në analizat e identifikimit dhe zgjidhjen e problemeve dhe planifikimin, organizimin, vlerësimin, caktimin dhe monitorimin efektiv të aktiviteteve të projektit.
Kjo do të sjellë detyrat dhe përgjegjësitë në vijim:
Ndërmarrjen e rishikimit teknik të projektimeve të dorëzuara nga Konsulentët/Kontratktuesit për të siguruar konsistencë dhe një standard të lartë të rezultatit.
Rishikimin e raporteve të dorëzuara nga Konsulentët, Inxhinieri dhe Kontraktuesi për të vlerësuar zbatimin e projektit dhe të asistojë Infrakos-in në komunikimin e vendimeve të rëndësishme të Punëdhënësit (Infrakos) tek Bankat dhe palët tjera të interesit për të shmangur vonesat e mundshme.
Koordinimin/ndërlidhjen me Ministritë tjera dhe departamentet tjera relevante në lidhje me çeshtjet teknike të projektit.
Sigurimin se punët janë zbatuar sipas specifikimeve teknike të specifikuara në kontratë dhe standarde.
Ndërveprimin me Inxhinierin(ët) e Mbikëqyrjes në baza të përditshme për sa i përket zbatimit dhe marrjen e masave korrigjuese, duke u siguruar se Inxhinieri(ët) performon sipas kontratës.
Procesimin e çështjeve të ndryshme kontraktuale përfshirë miratimin e urdhërave të variacionit, dhënies së zgjatjes së kohës etj.
Vizitat periodike në punishte për të vlerësuar zbatimin e projektit dhe zgjidhjen e çdo çështje në lidhje me Kontraktorët/Konsulentët. Rishikimin e rekomandimeve të “Inxhinierit” në projektimet e përgatitura nga kontraktorët e punëve fizike, një metodë të zbatimit, testimin final, autorizimin e projektit etj., dhe në akord me miratimin e Punëdhënësit.
Koordinon zhvillimin e planeve të punës individuale të nën-projekteve dhe mirëmban një plan pune të përditësuar e të konsoliduar për projektin e përgjithshëm që do të zbatohet në faza;
Në koordinim me MoI dhe Kordinatorin QA/QC siguron zbatimin e një plani të garantimit të cilësisë përgjatë projektit/rajonit;
Monitoron dhe koordinon aktivietet e Inxhinierëve të fushës për të lehtësuar arritjen e nën-projekteve. Kjo duke shikuar dhe analizuar progresin e planeve të punës, raporteve dhe dokumenteve tjera relevante.
Siguron këshilla dhe asistencë teknike në forcimin institucional të personelit të PIU-së në bashkëpunim të afërt me Konsulentin për Mbështetje të PIU-së.
Organizon dhe merr pjesë në procesin e rekrutimit të personelit të ri të PIU-së, kurdo që nevojitet.
Krijon dhe siguron zbatim të protokolleve të rregullta të komunimimit në mes të Inxhinierëve të Projektit, Ekspertëve Konsulentë për Mështetje të PIU-së dhe Kontraktuesve dhe raporton së paku gjatë javës apo kur kërkohet te KE i InfraKos-it.
Rishikim të të gjitha kërkesave zyrtare përfshrë pagesat, dhënien, tenderimin etj., para ngritjes së tyre para Përfituesit dhe Bankave.
Përgatit, koordinon dhe drejton takimet me të gjitha palët e interesit relevante kurdo që nevojitet, përgatit agjenda, aplikacione dhe kërkesa për miratim për takimet tremujore të Komitetit Drejtues (SC) dhe i rarporton Komitetit Drejtues rregullisht.
Lehtëson krijimin dhe përmirësimin e procedurave operacionale që asistojnë PIU-në në zhvillimin e planifikimit dhe administrimin e kontratës me kontraktuesit dhe komunitetin vendor.
Siguron ofrimin e trajnimit dhe transferit teknologjik te personeli i PIU-së dhe i kontraktuesit përfshirë praktikat e mira dhe metodat e zgjidhjes së problemeve.
Siguron se të gjitha projektet e InfraKos-it janë zbatuar në pajtueshmëri të plotë me Kornizën e Menaxhimit Mjedisor dhe Social.
Siguron këshilla dhe orientim në praktikat e mira mjedisore dhe kontroll gjatë ndërtimit dhe zvogëlon ndikimet mjedisore të punëve.
Dorëzim me kohë dhe i saktë i raportit mujor, tremujor, gjashtëmujor, vjetor dhe sasior e cilësor të progresit në portofolion e projektit siç kërkohet nga Kontratat Financiare.
Dorëzim me kohë i planeve të punëve të kontratës për të gjitha kontratat e zbatuara në kornizën e projektit.
Dorëzim me kohë i kërkesave të pagesës dhe dorëzimin e portofolios; Rishikimin e IPC/faturave të dorëzuara nga Konsulentët/Kontraktuesit dhe rekomandimin për pagesë. Duke siguruar pajtueshmëri me marrëveshjet e kredisë/grantit; Mirëmban rrjedhën e punës së pagesave ashtu që kontraktuesit janë në gjendje të pranojnë fonde në një kohë të përshtatshme.
Zhvillon plane dhe procese efikase të punës për personelin e PIU-së për të ndihmuar ata që të kryejnë detyrat e tyre të punës dhe të asistojnë Specialistët Teknik në integrimin e të dhënave të tyre teknike;
Përfaqëson PIU-në dhe programin në takimet siç dhe kur kërkohet nga rregullorja e PIU-së
Ndërlidhet me MoI për të siguruar koordinim dhe integrim të punëve programatike në nivelin e zbatimit siç dhe kur kërkohet.
Ndërlidhet me MoF për çështjet financiare që kanë të bëjnë me zbatimin e nën-projekteve.
Ndërlidhet me Ministrinë e Mjedisit dhe Punës e Mirëqenies për çështjet mjedisore, sociale dhe OHS-të të ndërlidhura me zbatimin e nën-projekteve
Përgjegjës për dëtyrat tjera të përgjithshme të zyrës siç mund të caktohen.
PROCEDURA E APLIKIMIT:
Aplikacioni dhe konkursi mund të merren në ndërtesën e drejtorisë në Fushë Kosovë dhe në web faqen e Infrakos-it https://infrakos.com/publikimet/punesimi/ . Aplikacioni së bashku me dëshmitë tjera mund të dorëzohet në ndërtesën e drejtorisë së Infrakos-it, ose nëpërmjet postës, në adresën Sheshi i Lirisë Nr. 36, në Fushë Kosovë. Dokumentet duhet të dorëzohen në zarf të mbyllur në të cilën duhet të shkruhet pozita për të cilën aplikon. Data e fundit për aplikim është më datë. 02.02.2024 ora 15:00, aplikacioni që mbërrin pas këtij afati dhe i pakompletuar do të konsiderohet i pavlefshëm.
Dokumentet duhet të dorëzohen vetëm në kopje pasi të njëjtat nuk ju kthehen.
Për informata të tjera na kontaktoni në numrin e tel. 038 550 550 237.