Data Center Technician
Artmotion Prishtinë

“Artmotion” Sh.p.k. me seli në Prishtinë, Zona Industriale, Rr. “Lidhja e Pejës”, shpallë:

K O N K U R S

Për plotësimin e vendeve të lira të punës,

Data Center Technician

Vendi i punës: Prishtinë

Detyrat dhe përgjegjësitë për pozitën e shpallur janë:

  • Instalimi, konfigurimi dhe mirëmbajtja e serverëve dhe pajisjeve tjera të infrastrukturës;
  • Monitorimi i sistemeve, infrastrukturës në Server Room, Data Center për të siguruar që ato të funksionojnë në mënyrë optimale;
  • Kryerja e kabllimeve të nevojshme për pajisjet në Server Room dhe Data Center;.
  • Përgjegjësi për mirëmbajtjen, ftohjen, energjinë elektrike, gjeneratorët, sistemin e qasjes, sistemin e kamerave, alarmeve sipas standardeve për Server Room dhe Data Center.
  • Kryerja e aktiviteteve preventive për të shmangur ndërprerjet e shërbimeve;
  • Dokumentimi i aktiviteteve të rregullta;
  • Raportimi te NOC Manager.

Kushtet dhe kualifikimet e kërkuara:

  • ​Të ketë së paku Diplomë të shkollimit të mesëm ose ndonjë çertifikim në fushën e IT/ Rrjeteve Kompjuterike dhe Sistemeve Elektrike;
  • Përparësi përvoja e punës në kompani me fushëveprim të njejtë, së paku 1 vit;
  • Të ketë njohuri bazike për instalime elektrike, klimatizim, sistem të alarmeve;
  • Fleksibilitet dhe gadishmëri për punë jashtë orarit, kur kërkohet;
  • Aftësi për të punuar në ekip;
  • Patentë shofer, kategoria B;

Kandidatët e interesuar të cilët aplikojnë për këto vende të punës, duhet që t’i dërgojnë këto dokumente:

  • CV-në si dhe dëshmitë e përgatitjes shkollore të mesme dhe universitare (nëse ka).
  • Letër Motivuese (e preferueshme);
  • Dëshmi mbi përvojën e punës në fushën përkatëse (nëse ka);
  • Çertifikatat e trajnimeve eventuale (e preferueshme);
  • Letër Rekomandime apo referenca eventuale (e preferueshme);

Benefite shtesë:

  • Pagë kompetitive si dhe bonuse mujore;
  • Sigurim Shëndetësor;
  • Shujtë ditore;
  • Mundësi zhvillimi brenda kompanisë;
  • Ambient i shkëlqyeshëm i punës;
  • Trajnime për zhvillim profesional;

Aplikimi bëhet edhe përmes email-it (postës elektronike), në: hr@artmotion.net .

Kandidatët të cilët aplikojnë në formë elektronike (e-mail), në subjekt duhet të specifikojnë Pozitën.

Aplikimet e pa kompletuara nuk do të merren parasysh.

Konkursi mbetet i hapur deri më datën 23.03.2025, Ora 16:00h.

Job Information
  • Numri i pozitave:

    1
  • Lokacioni:

    Prishtinë
  • Kategoritë:

    Të tjera
  • Përvojë:

    1-2 vjet përvojë
  • Kualifikim:

    Shkolla e Lartë
  • Data e përfundimit:

    23-03-2025
///

Related Vacancies

Search all the open positions on the web. Get your own personalized salary estimate. Read reviews on over 30000+ companies worldwide.

KRU Mitrovica sh.a.
Shef/e i/e Shërbimit të Leximit/...

📄 Linku për aplikacionin zyrtar: www.kru-m...

Mbyllet sot Mitrovicë
KRU Mitrovica sh.a.
Shef/e i/e Kontrollës (Alb/Srb)

📄 Linku për aplikacionin zyrtar: www.kru-m...

Mbyllet sot Mitrovicë
KRU Mitrovica sh.a.
Inxhiner përgjegjës - Hidoteknik...

📄 Linku për aplikacionin zyrtar: www.kru-m...

Mbyllet sot Mitrovicë