TERMI I REFERENCËS SË PUNËS PËR EKSPERT/KOMPANI PËR SHTIMIN E KAPACITEVE MONITORUESE TË OJQV-VE LOKALE
Ofertim për krijimin e modulit të trajnimeve për OJQ_të lokale, në shtimin e kapaciteve në monitorim & llogaridhënje të autoriteteve lokale/komunave ku veprojn.
Prishtinë | Aprovuar nga drejtori ekzekutiv
_____________________ Nënshkrimi
|
INFORMACION I PËRGJITHSHËM
OJQ “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve” (Voice of Roma, Ashkali and Egyptians) me selinë e saj aktuale në Prishtinë, është një organizatë jofitimprurëse që ka për qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës së komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian si dhe mbështetjen e vazhdueshme drejt integrimit të tyre në shoqërinë Kosovare përmes avokimit për të drejtat e tyre, përmirësimit të kushteve të banimit, hapjen e vendeve të reja të punës, organizimin e trajnimeve të ndryshme etj.
1. KONTESTI I NDËRHYRJES
Numri i organizatave të shoqërisë civile në Kosovë vazhdon të rritet çdo vit, deri në këtë vit, ministria kompetente ka regjistruar mbi 10.000 organizata joqeveritare vendore dhe ndërkombëtare. Në studimin e bërë nga (KCSF), vetëm një pjesë e vogël e organizatave të regjistruara afër 1,000 janë aktive nga aspekti financiar dhe ai programorë.
Duke marrë parasysh problematikat e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në nivel lokal, angazhimi i OJQ-ve lokale në monitorimin e politikave si dhe kërkimin e llogaridhënies ndaj autoriteve lokale, që për këtë arsye është e nevojshme ngritja e kapaciteteve të tyre në avokim, politikëbërje.
Projekti parashikon të punojë në fuqizimin dhe ngritjen e kapaciteteve të OJQ-ve lokale, duke u bazuar në nevojat që këto OJQ kanë, në misionin e punës së tyre si dhe në fushën e avokimit, kërkimin e llogadhinjës dhe monitorimit të autoriteve lokale, në komunat ku veprojn.
Prandaj, organizata joqeveritare “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve” do të fokusohet në ngritjen e kapaciteteve avokuese, monitoruese dhe të nevojave profesionale të 9 OJQ-ve lokale, në 8 komuna të Kosovës.
1.1 QËLLIMI SPECIFIK
Qëllimi kryesor i këtij intervenimi është fuqëzimi profesional i OJQ-ve lokale për t'u angazhuar në monitorimin dhe procedurat e sigurimit të cilësisë për të siguruar efikasitetin dhe llogaridhënien e politikave të përfshirjes sociale, jo-diskriminimit dhe mbrojtjes së të drejtave të komuniteteve të margjinalizuara, i ndarë në disa regjione të Kosovës.
OJQ-të lokale, në shumicën e rasteve janë të përjashtuara nga proceset e ndryshme, vendim-marrëse nga autoritet lokale, si dhe në anën tjetër autoritetet lokale nuk janë llogaridhënese ndaj këtyre OJQ-ve, anadaj përmes këtij intervenimi, kemi qëllim të rrisim këtë bashkëpunim dhe koordinimin ne mes të OJQ-ve dhe autoriteteve lokale.
Në mënyrë që të rritet efikasiteti, efektiviteti dhe cilësia në OJQ-të lokale dhe autoriteve lokale, projekti do të angazhojë ekspert/kompani për trajnimin e stafit të OJQ-ve të targetuara për të shtuar shkathtësitë dhe aftësitë avokuese dhe monitoruese.
Konkretisht, eksperti/kompania do të zhvillojë module të trajnimeve që janë të nevojshme për OJQ-të e targetuara si dhe për monitorimin dhe rritjen e llogaridhenjës të autoriteteve lokale.
Objektivat kryesore të intervenimit janë si në vijim:
- Përgatitja dhe ofrimi i moduleve të trajnimeve, metodologjisë dhe përmbajtjes së trajnimit në formë individuale për OJQ-të;
- Fuqizon dhe rrit kapacitetet e stafit të OJQ-ve lokale për rritjen e efikasitetit, efektivitetit për monitorimin dhe rritjen e llogaridhenjës të autoriteteve lokale;
- Ofron zgjidhje për sfidat dhe ofron metoda inovative për OJQ-të në rritjen e monitorimit dhe rritjen e llogaridhenjës të autoriteteve lokale;
2. AUDIENCA DHE PËRDORIMI
Intervenimi do të ketë për fokus stafin e 9 OJQ-ve lokale të cilët njohuritë e fituara gjatë trajnimit do t’i shfrytëzojnë për rritjen e monitorimit të Strategjisë për Avancimin e të Drejtave të Komuniteteve Rom dhe Ashkali 2022/26, konkretisht Objektivës Strategjike 5, politikave për komunitetet, buxhetit vjetor, planeve vjetore dhe kërkimin e llogaridheniës nga autoritetet lokale, si dhe objektivave tjera të nevojshmë për punën e tyre.
3. METODOLOGJIA DHE PROCESI
Qasja e ekspertit/kompanisë pritet të bazohet në takime/intervista individuale me përfaqësues/drejtor të OJQ-ve në krijimin e moduleve të trajnimeve, kuptimin e nevojave për intervenim të OJQ-ve, nevojat për shtimin e kapaciteteve në fushat e kërkuara nga OJQ-të, mentorimit individual të secilës OJQ përfituese, si dhe përpilimin e raportit përfundimtarë me të gjeturat gjatë punës me OJQ-të.
Eksperti/kompania duhet të planifikoj, që angazhimi maksimal, të jetë deri në 20 ditë në total të procesit të punës me OJQ-të.
Eksperti/kompania gjithashtu duhet dhënë shembujt dhe modalitetet më të mira për monitorimin dhe rritjen e cilësisë së punës të OJQ-ve përfituese.
Procesi duhet të ndjekë hapat e mëposhtëm:
Kontrata dhe takimi fillestar: Diskutimi për kushtet e punës dhe nënshkrimi i kontratës së detyrës. Dokumentet e para, duke përfshirë të dhënat e disponueshme, i jepen ekipit që do të përzgjidhet si fitues i ofertës.
Faza fillestare: është pjesë e arritjes së marrëveshjes përfundimtare për mjetet dhe procedurat metodologjike, duke përfshirë materialet e nevojshme për trajnimin me OJQ-të.
Vizitat në terren dhe sesionet konsultative: Eksperti/kompania do të organizojnë vizita/intervista me OJQ-të, në mënyrë që të kuptoj nevojat e intervenimit të punës, të dhëna këto që do i përfshijë në modulin e trajnimit.
Eksperti/kompania do të organizojnë punëtori njëditore ku gjetjet kryesore dhe konkluzionet e para duhet të diskutohen me stafin e OJQ-ve përfituese, si dhe përpilimin e draftit të parë me raportin e të gjeturave nga vizitat/intervistat me OJQ-të.
Shkrimi i raportit: Pas trajnimit duhet të bëhet dorëzimi i draft raportit përfundimtar, përfshirja e komenteve nga organizata dhe gjithashtu pritet të paraqesë rekomandime konkrete për nevojat dhe mundësitë për trajnime në lidhje me këtë temë për OJQ-të.
4. PYETJE KËRKIMORE
1. Cilat janë sfidat e OJQ-ve të cilat ndikojnë në monitorimin dhe kërkimin e llogaridhënies ndaj institucioneve lokale?
|
2. Trajnimet e nevojshme për monitorimin efektiv dhe avokimin ndaj institucioneve?
|
3. Metodologjia që OJQ-të duhet të ndjekin për të rritur efikasitetin dhe efektivitetin e punës së tyre në raport me institucionet lokale?
|
4. Rekomandimet dhe hapat e metutjeshëm për OJQ-të? |
5. PRODUKTI
Si produkt final, kërkohet plani i trajnimeve, trajnimet dhe raportet e monitorimit në mënyrë që OJQ-të të kenë zhvilluar kapacitetet e tyre.
Këto OJQ, të jenë aktive në monitorim dhe kërkim të llogaridhënies ndaj autoriteteve lokale, në komunat së ku veprojn dhe punojnë.
- Një përshkrim fillestar i nevojave te OJQ-ve;
- Moduli i trajnimit për OJQ-të;
- Një përshkrim i detajuar të metodologjisë/plani i punes së trajnimit duke përfshirë materialet e trajnimit që do të përdoren dhe raporti nga vizitat monitoruese;
- Rekomandime specifike për secilën OJQ përfituese me të gjeturat nga sesionet mentoruese;
- Një raport vlerësimi përfundimtare për ngritjen e kapaciteteve te OJQ-ve;
6. PLANI DHE BUXHETI
Ofertuesi është i lirë të propozojë numrin e ditëve që i nevojiten për hulumtim, megjithatë, ne dëshirojmë të rekomandojmë që ditët totale të punës për të gjithë procesin të mos kalojnë 20 ditë në total brenda periudhës (qershor - shtator 2023). OJQ-ja jonë do ti vlerësoj ofertat më të përshtatshme financiare të cilat janë në përputhje me çmimet e tregut në Kosovë dhe i pergjigjen kërkesave të lartë përmendura.
7. KRITERET E PËRZGJEDHJES
- Aftësi të mira analitike dhe konceptuale;
- Të paktën 5 vite përvojë pune me organizata të shoqerisë civile dhe ngritjen e kapaciteteve të tyre në monitorim, avokim dhe llogaridhënie;
- Aftësi te mira komunikimi dhe prezantimi;
- Përvojë pune me organizata që punojne në fushën e te drejtave te njeritut;
- Sukses i treguar në zhvillimin dhe ngritjen e kapaciteteve te OJQ-ve lokale;
- Njohuri për komunitetet romë, ashkalinjë dhe egjiptianë dhe çështjet me të cilat ballafaqohen janë një vlerë;
- Njohja e gjuhës serbe;
8. DOKUMENTACIONI I KËRKUAR/KUSHTET PËR APLIKIM
Të gjithë të interesuarit që i përmbushin kriteret inkurajohen fuqishëm të aplikojnë dhe t'i dorëzojnë dokumentet e mëposhtme në email adresën info@vorae.org
- CV;
- Një letër motivuese që shpjegon interesin dhe përshtatshmërinë e aplikantit/es për detyrën;
- Kopje të nivelit arsimor dhe çertifikatave profesionale;
- Dëshmi të punës paraprake me organizata të shoqërisë civile apo trajnime në fushat e kërkuara;
- Ofertë financiare që detajon buxhetin dhe planin e punës për angazhimin;
- Çertifikatën e regjistrimit (vlen për kompani);
9. MËNYRA E APLIKIMIT:
Oferta duhet të dërgohet në mënyrë elektronike në email adresën info@vorae.org. Ju lutemi shkruani “Termi i Referencës së Punës për Espert/Kompani për Shtimin e Kapaciteteve Monitoruese të OJQ_ve Lokale” në subjekt. Afati i fundit për aplikim është deri më datë: 30 maj 2023 në ora 16:00. Çdo ofertë që dërgohet pas afatit të përcaktuar më lartë nuk do të merret parasysh.