MENAXHER I IT-së
Prishtina Park është një park argëtimi i ri dhe emocionues, i pozicionuar në mënyrë strategjike pranë Prishtina Mall, një nga qendrat më të mëdha tregtare dhe rekreative në rajon. Ky park është krijuar për të ofruar një kombinim të përsosur të argëtimit, aventurës dhe relaksit, duke i dhënë qytetit të Prishtinës një destinacion unik për familjet, të rinjtë, turistët dhe të gjithë adhuruesit e përvojave të veçanta. Me një gamë të pasur atraksionesh për të gjitha moshat, Prishtina Park ofron lojëra ekstreme për adhuruesit e adrenalines, atraksione të përshtatshme për familje dhe fëmijë, si dhe zona tematike që sjellin magjinë e botëve të imagjinatës në jetë. Përveç kësaj, parku ofron aktivitete ndëraktive dhe evente të përditshme, duke garantuar argëtim të vazhdueshëm dhe përvoja të veçanta për çdo vizitor.
Përshkrimi i pozitës:
Prishtina Park po kërkon një Menaxher të IT-së të aftë dhe proaktiv, i cili do të udhëheqë dhe menaxhojë të gjitha aspektet teknologjike të parkut. Ky rol përfshin si menaxhimin strategjik të infrastrukturës teknologjike, ashtu edhe zbatimin dhe mirëmbajtjen e zgjidhjeve IT në baza ditore. Kandidati ideal do të jetë përgjegjës për funksionimin e rrjeteve, sistemeve të biletarisë dhe pagesave (POS), sigurinë e të dhënave dhe mbështetjen teknike për stafin. Pozita kërkon aftësi të larta teknike, përkushtim ndaj efikasitetit dhe inovacionit, si dhe gatishmëri për të zgjidhur çështje komplekse në një ambient dinamik dhe me fluks të lartë vizitorësh. Lokacioni i punës gjatë vitit 2025 do të jetë në Arbëri (Prishtinë), me mundësi zhvendosjeje në të ardhmen tek Prishtina Mall.
Detyrat Kryesore:
Kualifikimet:
Profesionalizëm, besueshmëri dhe aftësi për të punuar në mënyrë të pavarurTë gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë CV-në dhe një Letër Motivuese përmes emailit në jobs@prishtinapark.com më së largu deri më datën 28 Mars 2025 dhe në “subject” të shkruhet “Menaxher i IT-se_Emri_Mbiemri”. Vetëm kanditatët e shortlistuar do të kontaktohen më tutje për intervistim.
Numri i pozitave:
1Lokacioni:
PrishtinëKategoritë:
Teknologji Informative - ICT, Menaxher/eData e përfundimit:
28-03-2025Search all the open positions on the web. Get your own personalized salary estimate. Read reviews on over 30000+ companies worldwide.
IT Engineers shpall konkurs për pozitën “S...
Email: resurset.humane@petrolcompany.biz