ASISTENT/E LIGJOR/E
K.S. Sigkos Prishtinë

Kompania e Sigurimeve Sigkos Sh. A., ka kënaqësinë që të ftoj të gjithë të interesuarit të cilët janë proaktiv,  bashkëpunues dhe të përgjegjshëm, që të aplikojnë për pozitën në vijim:

ASISTENT/E LIGJOR/E – 1 (një) pozitë

Vendi i punës: Prishtinë – Zyra Qendrore

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Përfaqësimi i kompanisë në konteste gjyqësore dhe para organeve tjera sipas autorizimit;
  • Përfaqësimi i kompanisë në proceset e ndërlidhura për çështje administrative;
  • Përpilon shkresa të ndryshme për të gjitha fazat e procedurave gjyqësore dhe/apo administrative;
  • Përpilimi i akteve administrative të kompanisë në raport me palët e treta si, kontrata bashkëpunimi, dhe kontrata të natyrave të tjera sipas nevojës;
  • Ofrimi i opinionit ligjor për nevoja të kompanisë në të gjitha çështjet e brendshme operacionale;
  • Inicimi dhe ndjekja e procedurave të përmbarimit ndaj debitorëve të produkteve të sigurimit;
  • Detyra të tjera sipas kërkesës se mbikëqyrësit të drejtpërdrejtë, që ndërlidhen me natyrën e punëve ligjore.

Kualifikimet, përvoja dhe cilësitë:

  • Kualifikim i lartë arsimor (diplomë universitare në Fakultetin Juridik);
  • Provimi i Jurisprudencës konsiderohet përparësi;
  • Preferohet së paku një (1) vit përvojë pune profesionale (përvoja e punës në kompani të sigurimeve konsiderohet përparësi);
  • Aftësi të përfaqësimit në raste gjyqësore;
  • Njohuri në kornizën ligjore, në përpilimin e shkresave ligjore dhe në rregulloret e aplikueshme;
  • Njohuri te mira kompjuterike, dhe te gjuhës angleze;
  • Aftësi te shkëlqyeshme te komunikimit, prezantimit dhe organizimit;
  • Të respektoj etikën, kulturën organizative dhe vlerat e kompanisë;
  • Të ketë vetë iniciativë, i/e gatshme për të marrë përgjegjësi shtesë në çdo moment;
  • Të ketë Patentë shoferi, kategoria B.

Procedura për aplikim:

Kandidatët për këtë pozitë, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e tyre si: CV-në, letër motivimin, diplomën dhe dëshmitë tjera te kualifikimit, përvojën e punës, etj.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Afati i aplikimit është i hapur deri me datë: 23.04.2025.

APLIKO ONLINE

Job Information
  • Numri i pozitave:

    1
  • Lokacioni:

    Prishtinë
  • Kategoritë:

    Sigurime, Ligjore
  • Data e përfundimit:

    23-05-2025
///

Related Vacancies

Search all the open positions on the web. Get your own personalized salary estimate. Read reviews on over 30000+ companies worldwide.

GIZ
Legal Advisor

JOB VACANCYAs an international cooperation...

4 Ditë Prishtinë
Trainkos Sh.A
Menaxher i Sektorit të Kontabili...

Email: apliko.trainkos@trainkos.com

6 Ditë Fushë Kos...