Konkurs për plotësimin e vendeve të punës
IN ON Sh.P.K është në kërkim për puntorë/ e të motivuar dhe kreativ.
Pozitat e kërkuara:
1 x arkitekt/ e
1 x asistente administrative & financiere
Kualifikimet e kërkuara për arkitekt/ e
·Të posedojë diplomë universitare në lëminë e arkitekturës,
·Të ketë përvojë pune në arkitekturë dhe interier, si dhe mbikëqyrje të projekteve,
·Të ketë aftësi të mira kompjuterike në programet si: Archicad, Autocad, 3D studio Max, si dhe paketën MS Office,
·Të ketë aftësi për të punuar në grup, të ketë fleksibilitet dhe aftësi për t’iu përshtatur ndryshimeve eventuale,
·Të ketë shkathtësi në prezantimin e projekteve dhe planeve,
·Të ketë njohuri të gjuhës angleze.
Kualifikimet e kërkuara për asistente administrative & financiere.
·Të posedojë diplomë universitare në Ekonomi,
·Të ketë përvojë pune në Kontabilitet apo Financa,
·Aftësi të mira në përdorimin e MS Office ( veçanërisht ne excel),
·Të ketë njohuri të gjuhës angleze,
·Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe organizative,
·Vetëiniciativë, ambicie, besnikëri dhe konfidencialitet.
Përgjegjësitë dhe detyrat:
· Përgjegjës për kryerjen e detyrave të ndryshme administrative,
·Ruan dhe mirëmban dokumentat, dosjet e zyrës të kopjeve fizike dhe elektronike,
·Pranimi, kontrollimi dhe sistemimi i dokumentatcionit kontabël,
·Menaxhimi i llogarive të pagueshme dhe të arkëtueshme,
·Përgatit dhe analizon harmonizimet e transaksioneve bankare,
·Pranimi i telefonatave dhe drejtimi i tyre në mënyrë efikase.
Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë CV dhe një portfolio në e-mail adresën: info@inon-ks.com Nr. kontaktues: 049 707 103 dhe 049 707 138
Konkursi mbetet i hapur deri me datën: 20.06.2023