Kontratë pune me orar të shkurtuar (20 orë në javë) për periudhë të caktuar kohore
Periudha provuese:
3 muaj
Kur pritet të fillojë marrëdhënia
e punës:
Brenda dy javësh pas nënshkrimit të kontratës së punës
A) Rrethanat organizative
Me miratimin e Ligjit Nr. 06/L-079 për Efiçiencë të Energjisë (LEE), Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (FKEE)është themeluar si entitet i pavarur, autonom dhe i qëndrueshëm, në mbështetje të objektivave të politikës për Efiçiencë të Energjisë së Republikës së Kosovës, duke promovuar, mbështetur dhe zbatuar masat e efiçiencës së energjisë, si dhe duke tërhequr dhe menaxhuar burimet financiare në mënyrë që të financojë dhe zbatojë projekte investimesh në fushën e Efiçiencës së Energjisë në një mënyrë të qëndrueshme.
B) Roli dhe përgjegjësitë kryesore
Nën mbikëqyrjen e Udhëheqësit të Sektorit të Financave, Zyrtari Financiar /Kontabilisti ështëpërgjegjës për të kryer detyrat e përditshme në lëminë e financave dhe kontabilitetit bazuar në planin strategjik të FKEE, konform legjislacionit në fuqi, manualit të operimit dhe rregulloreve të brendshme të FKEE-së.
C) Detyrat dhe funksionet specifike si dhe rezultatet e pritshme kryesore
Të kontrollojë dhe bëjë regjistrimet kontabël të faturave hyrëse, dalëse, si dhe barazimet e llogarive bankare;
Të bëjë kalkulimin dhe deklarimin e pagave dhetatimeve tjera relevante;
Të bëjë regjistrimet dhe rregullimet tjerakontabël të fundvitit, para se Pasqyrat të jenë hartuar;
Të sigurohet që procedurat kontabël janë zbatuarpër të gjeneruar një prezantim të saktë dhe me kohë të raporteve financiare mujore, tremujore dhe vjetore;
Bën raportimet e nevojshme në Administratën Tatimore brenda afateve të përcaktuara.
Përfaqëson FKEE-në në Administratën Tatimore të Kosovës për çështjet tatimore;
Përgatitë Pasqyrat Financiare Vjetore të FKEE-së (Pasqyrën e pozicionit financiar, Pasqyrën e të ardhurave dhe shpenzimeve, Pasqyrën e rrjedhës së parasë, Pasqyrën e ndryshimeve në Ekuitet dhe Pasqyrën e shpalosjeve) dhe siguron se pasqyrat janë përgatitur brenda afatit kohor dhe janë në përputhje me SNK dhe SNRF;
Përgatit Pasqyrat mujore apo tre mujore për të ardhura dhe shpenzimet;
Raporton tek menaxhmenti për shkeljet dhe mosaplikimin e ligjeve lidhur me taksat dhe tatimet, si dhe parregullsitë tjera të hasura gjatë procesit;
Ndihmon Menaxhmentin e FKEE-së në përgaditjen e buxhetit vjetor;
Përgatitë dhe analizon raporte tjera financiare përSektorin e Financave dhe Menaxhmentin;
Detyra të tjera të përcaktuara nga mbikqyrësi dhe Menaxhmenti i FKEE=së.
D) Kualifikimet, përvojadhe aftësitë profesionale dhe gjuhësore
Të ketë diplomë universitare në degën e ekonomisë, financave, kontabilitetit ose të ngjashme (studimet për kontabilitet konsiderohen përparësi);
Të këtë 5 vite përvojë të përgjithshme, prej të cilave së paku 3 vite përvojë profesionale relevante me pozitën e shpallur;
Të ketë të përfunduar Programin e trajnimit “Kontabilist i Çertifikuar” në SHKÇAK, IKAF apo në ndonjë shoqatë tjetër të ngjashme profesionale;
Të posedojë njohuri të mira të Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit (SNK)dhe Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar;
Të ketë njohuri të mira rreth kuadrit ligjor dhe operimit financiar të FKEE dhe interes për zhvillimin e sistemit të kontabilitetit dhe financave;
Njohuri të vlerësimit dhe përdorimit të aplikacioneve të nevojshme kompjuterike;
Të ketë aftësitë forta komunikuese, për të punuarsi pjesë ekipidhe nën presionin e përmbushjes së afateve;
Të ketë aftësi të zhvilluara në përdorimin e programeve softuerike dhemjeteve të punës;
Aftësi për të punuarnën presionin e përmbushjes së afateve;
Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze;
E preferueshme leja e vozitjes kategoria B
Nuk është dënuar me aktgjykim të formës së prerë për një vepër penale për të cilën dënimi maksimal tejkalon gjashtë (6) muaj burgim dhe dënimi nuk është i kushtëzuar; (evidencat nuk duhet të jenë më të vjetra se data e shpalljes së vendit të punës sipas këtij njoftimi).
E) Shpërblimi – Paga mujore
Sistemi i pagave: Shpërblimi bëhet sipas pakos konkurruese në përputhje me Rregulloren e Brendshme për Shpërblimin e Personelit të FKEE (R-OBPSh).
F) Të dhëna tjera
FKEE nuk është organizate buxhetore, marrëdhënia e punës themelohet sipas Ligjit të Punës. Për më shumë detaje rreth FKEE: https://fkee-rks.net/
Përmbajtja e dokumenteve të aplikimit
Dokumentet e aplikimit duhet të përmbajnë së paku:
Kopja e dokumentit përkatës që dëshmon shtetësinë.
CV-në e hollësishme të aplikuesit
Letrën e motivimit përfshirë synimet eaplikuesit për punën gjatë kohës së angazhimitne FKEE (jo më shumë se 3 (tri) faqe)
Kopje të diplomës (diplomave) për studimet e mbaruara universitare, përfshirë dëshminë e njohjes së diplomës (nëse studimet janë kryer jashtë vendit)
Dëshmi/Cerifikatë për “Kontabilist i Çertifikuar”
Kopje të dëshmisë se nuk ka qenë i dënuar (shiko kushtet e hollësishme në Seksionin D më lart)
Dokumentet e aplikimit mund të përgatiten në secilën prej tre (3) gjuhëve: shqip, serbisht ose anglisht. Kopjet e çfarëdo dëshmie që tregon për kualifikimet, përvojën dhe aftësitë gjuhësore të aplikuesve janë të mirëseardhura.
2. Dorëzimi i aplikacioneve
Aplikimet, përfshirë të gjitha dokumentet e kërkuara, dorëzohen në rekrutimi@fkee-rks.netderi më
15 Nëntor 2023, ora 16.00.
Aplikacionet që nuk i kanë të gjitha dokumentet e parapara (1-6 më lart) nuk do të merren parasysh nga komisioni vlerësues.