KAMARIER (m/f/d)
Part-time / 20 orë në javë / Fshati Mramor, Prishtinë, Kosovë
FOUR PAWS është organizatë globale e mirëqenies së kafshëve, për kafshët të cilat janë nën ndikimin e drejtpërdrejtë të njeriut, e cila zbulon vuajtjet, shpëton kafshët në nevojë dhe i mbron ato. Zbuloni më shumë rreth fushatave dhe projekteve tona të qëndrueshme në www.four-paws.org.
Dëshironi të kontribuoni për diçka domethënëse dhe të punoni me ne përgjatë misionit tonë? Ky është shansi juaj. Ne po kërkojmë njerëz të përkushtuar për të pasuruar në ekipin tonë.
Kontributi juaj do të jetë
- Prezantimi i mysafirëve me menynë, shpjegimi i specialiteteve ditore ose sezonale si dhe duke i ndihmuar mysafirët me përzgjedhjen e vakteve të tyre
- Duke punuar në bashkëpunim të ngushtë me stafin e kuzhinës dhe restorantit për të siguruar që mysafirët të marrin shërbim të shpejtë, efikas dhe miqësor
- Marrja dhe përpunimi i porosive për ushqim dhe pije, shërbimi i mysafirëve dhe pastrimi i tavolinave.
- Duke iu përgjigjur pyetjeve të të ftuarve në lidhje me përbërësit, alergjitë dhe çmimet
- Përgatitja e faturës së të ftuarve, procesimi i pagesave me para dhe karta krediti dhe sigurimi i bilancit të duhur të kasave
- Pjesëmarrja në takime ditore me menaxherin e restorantit dhe stafin e kuzhinës për të diskutuar mbi menynë dhe klientët me nevoja të veçanta dietike
Profili i kërkuar
- Eksperiencë e mëparshme pune si kamarier
- Kualifikim përkatës ose përvojë pune e dëshmuar
- Aftësia e komunikimit verbal dhe të shkruar në anglisht është një plus
- Patentë shoferi është një plus
- Aftësi të forta drejtuese dhe bashkëpunimi
- Afinitet i madh me mirëqenien e kafshëve, vizionin dhe misionin FOUR PAWS
Oferta jonë përfshin
- Mundësinë për të kontribuar vërtet në mirëqenien globale të kafshëve
- Një ekip shumëkombësh me frymën e të qenit ONE FOUR PAWS
FOUR PAWS është e përkushtuar për një botë në të cilën njerëzit i trajtojnë kafshët me respekt, ndjeshmëri dhe mirëkuptim, dhe beson në të njëjtat vlera për njerëzit: ne inkurajojmë fuqimisht kandidatët me prejardhje të ndryshme dhe përvoja të jetuara të aplikojnë ndërsa mirëpresim të gjithë ata që duan të mbështesin misionin tonë. Ju lutemi kontaktoni recruiting.bsp@vier-pfoten.org nëse keni nevojë për ndihmë për të aplikuar në këtë pozitë.
Bëhuni pjesë e një kauze të mirë dhe aplikoni për sfidën tuaj të radhës profesionale me CV-në tuaj
Znj.Fitore Berisha
Menaxhere e Financave dhe Administrates PYLLI I ARINJVE Prishtina
Email: recruiting.bsp@vier-pfoten.org
Ftohen të gjithë të interesuarit të paraqesin aplikimet e tyre për këtë pozitë.