Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 34 (2 dhe 3) dhe Rregullores (QRK) NR. 16/2020 për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, Nenet: 7 dhe 9, Komuna Suharekë shpall:
Konkurs
Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.
Emri i grupit: Specialistë i Teknologjisë Informative
Institucioni: Komuna Suharekë
Nr. i Referencës: RN00011675
Kodi: RPC0005286
Data e njoftimit: 18.05.2023
Afati për aplikim : 08.06.2023 - 22.06.2023
Përshkrimi i përgjithshëm i punës:
Është përgjegjës për mbarëvajtjen e gjithë sistemit të TI-së në Komunë;
Kujdeset për montimin e pajisjeve të teknologjisë informative përfshirë kompjuter, printer, skaner dhe pajisje tjera;
Ndihmon personelin e institucionit në përdorimin e pajisjeve të teknologjisë informative, aplikacioneve dhe bazave të të dhënave dhe kryen aktivitete tjera me qëllim për t’iu ofruar gjithë personelit qasje të lehtë në sistemin e teknologjisë informative;
Instalon kompjuterët me sisteme operative Windows, Office dhe softuer tjetër sipas nevojës duke ukujdesur për ruajtjen e shënimeve;
Evidenton defektet në pajisje dhe sipas nevojës dhe në konsultim me mbikëqyrësin i mirëmban rregullisht ato;
Mbikqyrë funksionimin e aplikacioneve të e-Pasurisë, e-Arkivës, Gjendjes Civile, Ueb-Faqes etj.
Mirëmban serverët në sektorin e teknologjisë informative dhe të gjithë kompjuterët ne kuadër te komunës;
Kryen edhe detyra tjera në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi;
Kërkesat e përgjithshme për pranim:
Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij ligji.
Kërkesat e përgjithshme formale:
Arsimimi i kërkuar: Diplomë/a e arsimit të lartë më së paku 3 vite të studimeve.-Fakulteti i Shkencave Kompjuterike, Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, Fakulteti i Elektroteknikës-(Të diplomuarit jashtë vendit duhet të kenë diplomën e Nostrifikuar nga MASHT-i). Diplomë e nivelit të pestë të KKK, për profesione deficitare (TIK);
Përvoja e punës e kërkuar: Së paku 1 (një) vit përvojë pune në fushën për të cilën zhvillohet procedura për plotësimin e pozitës së lirë të punës.
Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme:
Njohuri të plotë dhe të specializuara në fushën profesionale specifike
Nivel të lartë të njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësit;
Njohuri të mira metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike dhe në marrjen e vendimeve;
Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës;
Aftësi për të bërë gjykime profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave;
Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar.
Pozitat aktualisht të lira:
Kodi
Nr. i Referencë s
Titulli i pozitës
Klasa e pozitës
Koeficienti
Institucioni
Organizata /Vendi i punës
Nr. i kërkuar
RPC0004732
RN000110 84
Zyrtar i Teknologjisë Informative
Profesional 2
GJ36 - 4.95
Komuna
Suharekë
Drejtoria për Administratë të Përgjithshme / Zyrtar i Teknologjise Informative
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.
Të dhëna shtesë:
Udhëzim për Aplikim: Bashkangjitur keni linkun në youtube për mënyrën e aplikimit permes sistemit - platformës https://konkursi.rksgov.net/
Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj.
Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura.
Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen