Grand International Group, në kuadër të zgjerimit të aktiviteteve të saj, kërkon një Inxhinier/e i/e Elektroteknikës.
Pozicioni: Inxhinier/e te Elektroteknikes;
Lokacioni: Prishtinë, Kosovë;
Kontrata: Sipas Ligjit të Punës
Paga: 1500 Eur Neto
Orari: Full time
Aplikimet mbyllen: 31.10.2022
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:
- Projektimi dhe Mbikëqyrja e Instalimeve Elektroteknike për projektet e zhvilluara/planifikuara nga kompania;
- Analizë e Plotë për fazën e Instalimeve të Energjisë Elektrike, për nevojat e kompanisë – Projekteve;
- Rekomandime profesionale lidhur me projektet e punuara nga kompanitë projektuese për nevojat e kompanisë;
- Punët tjera lidhur me ndërtimet duke përfshirë dhënien e njohurive profesionale për menaxhmentin, përmirësimin e projekteve ekzistuese, pjesëmarrjen në implementimin e projekteve të kompanisë, etj.
- Organizimi/Mbështetje në punët dhe dhënien e instruksioneve për kontraktorët e kompanisë dhe mbikëqyrjen e realizimit të punëve nga ana e tyre konform planifikimit dhe organizimit të punëve dhe caktimit të prioriteteve
- Planifikimin e kryerjes së punëve, angazhimin e resurseve dhe mbikëqyrjen e punës.
- Mbajtjen e saktë dhe të rregullt të shënimeve dhe raporteve mbi punët e kryera dhe ato të planifikuara dhe raportimin e rregullt të punëve tek udhëheqësit e kompanisë.
- Eksploron mundësi të reja për avancim të cilat i shtojnë vlerën kompanisë;
- Detyrat tjera të përcaktuara nga udhëheqësi i Projektit.
Kërkesat për këtë pozicion janë:
- Te ketë mbaruar Inxhinierinë e Elektroteknikes/niveli Master
- Njohuri të thella profesionale, të ketë shkathtësi analitike, planifikuese, organizative dhe mbikëqyrëse;
- Duhet të ketë përvoje paraprake në projektim të instalimeve elektroteknike së paku 2 vite. Nëse kandidati ka përvojë pune edhe në mbikëqyrje/menaxhim do të konsiderohet përparësi.
- Njohuri në njërin nga programet Autocad, Archicad apo Revit dhe njohuri shumë të mira në programe aplikative kompjuterike të llogaritjeve përkatëse elektroteknike.
- Njohuri të Gjuhës Angleze në të folur dhe në të shkruar, njohja e gjuhës Franceze është përparësi.
- Aftësi të mira komunikuese dhe shkathtësi për punë në grup;
- Të ketë aftësi për të punuar në mënyrë efikase nën presion kohor;
Si të aplikoni:
Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur në subject pozicionin Inxhinier/e i/e Elektronikes’ në adresën e e-mail-it humanresources@grandigroup.com apo ne Webfaqen tonë www.grandigroup.com (Careers).
Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen.
--------------------------------------------------------------------
Grand International Group, në kuadër të zgjerimit të aktiviteteve të saj, kërkon një Asistent/e Financiar/e.
Pozicioni: Asistent/e Financiar/e;
Lokacioni: Prishtinë, Kosovë;
Kontrata: Sipas Ligjit të Punës
Paga: 650 Bruto
Orari: Full time
Aplikimet mbyllen: 31.10.2022
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:
- Përgatit dhe verifikon faturat mujore të shpenzimeve (blerjeve) në programin financiar,
- Përgatit dhe regjistron librat me të dhënat e nevojshme,
- Regjistron transaksionet në softuerin për financa,
- Përgatit kërkesat financiare dhe pagesat të ndryshme, sipas kërkesës,
- Bën përgatitjen e buxheteve dhe dhënien e shpjegimeve të ndryshimeve në raportet financiare të projekteve,
- Bën përgatitjen/deklarimin e raporteve vjetore siç kërkohet nga Zyra Tatimore e Kosovës,
- Preferohet të ketë njohuri të legjislacionit tatimor të Kosovës,
- Të punojë ngushtë me stafin menaxhues lidhur me proceset e auditimit të jashtëm dhe të brendshëm,
- Përpilimi i raporteve mbi shpenzimet gjate udhëtimeve zyrtare konform kontratave aktive te kompanise
- Gatishmëri për të ndihmuar rreth kërkesave të stafit.
KUALIFIKIMET E KËRKUARA:
- Diplomë universitare në fushën relevante (Fakulteti Ekonomik),
- Të ketë përvojë minimum 2 vjeçare në fushën e Financave,
- Njohuri të mira të punës me kompjuter – njohuri të shkëlqyera të pakos së MC Office (veçanërisht Excel),
- Njohuri të Gjuhës Angleze në të folur dhe në të shkruar, njohja e gjuhës Franceze është përparësi.
- Aftësi të avancuara të komunikimit verbal dhe përmes e-mail-it,
- Aftësi analitike në punë,
- Të jetë i/e gatshme për të përvetësuar vazhdimisht njohuri e shkathtësi të reja në punë
- Aftësi të mira komunikuese dhe shkathtësi për punë në grup;
- Të ketë aftësi për të punuar në mënyrë efikase nën presion kohor;
Si të aplikoni:
Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur në subject pozicionin Asistent/e Financiar/e në adresën e e-mail-it humanresources@grandigroup.com apo ne Webfaqen tonë www.grandigroup.com (Careers).
Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen.