Trajnim pa pagesë për biznese të reja “ STARTUP” “Avancimi i njohurive financiare

SHPALLJE

Trajnim pa pagesë për biznese të reja “ STARTUP”

“Avancimi i njohurive financiare”

FKGK me mbështetje të Bankës Botërore përmes projektit “Fuqizimi i Sektorit Financiar” do të organizojë trajnim për bizneset e reja – STARTUP, të emëruar “Avancimi i njohurive financiare”.

Trajnimi është komponentë e skemes garantuese të FKGK-së “Dritarja për StartUp “ dhe ka për qëllim avancimin e njohurive financiare të cilat pritet t’i mbështesin bizneset e reja, që të zgjerojnë njohuritë për financat e biznesit të tyre.

Trajnimi ofrohet për pronarë/bashkëpronarë të një ndërmarrjeje të regjistruar në ARBK dhe me eksperience më pak se 12 muaj.

Trajnimi është një (1) ditor dhe ofrohet pa pagesë.

Do të fillojnë nga muaji nëntor 2023 dhe planifikohet që të mbahen në të gjitha qytetet e Kosovës deri në fund të vitit 2023.

Pas përfundimit të trajnimit do të organizohen edhe konsulenca grupore dhe pjesëmarrësit do të pajisen me mjetin “Business Help” që do t’i ndihmojë në mirëmbajtjen e të dhënave të biznesit të tyre.

Për tu bërë pjese e këtij trajnimi ju lutem aplikoni në linkun në vijim:

https://fondikgk.org/trajnime/

Nëse keni problem gjatë aplikimit ju mund të na kontaktoni në:

Numrin e telefonit +38348 765 222, ose

Emailin: trajnime@fondikgk.org

Afati i fundit për aplikim është 2 Nëntor 2023.

Job Information
  • Numri i pozitave:

    1
  • Lokacioni:

    Krejt Kosovën
  • Kategoritë:

    Arsim&Edukim
  • Data e përfundimit:

    02-11-2023
///

Related Vacancies

Search all the open positions on the web. Get your own personalized salary estimate. Read reviews on over 30000+ companies worldwide.

LET Center
Edukatore (4)

LET Center, institucion edukativ që operon...

6 Ditë Prishtinë
Institucioni Parashkollor Ketrushët
Motër edukatore, për grup moshën...

REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI V/...

5 Ditë Prishtinë
Re Nao Course
Mësimdhënës/e të gjuhëve të huaj...

Mësimdhënës të gjuhëve të huaja (Fizikisht...

27 Ditë Fushë Kos...