Gazetarë dhe Praktikantë
ALBANIAN POST Prishtinë

Konkurs për gazetarë dhe praktikantë

Albanian Post – selia në Prishtinë – po rritet dhe duam që JU të na ndihmoni ta shtojmë kualitetin dhe ta zgjerojmë mbulueshmërinë.

Jemi në kërkim të individëve pasionantë për t’u bërë pjesë e ekipit tonë. 

Albanian Post synon që të përfshijë në ekipin gazetaresk individë që plotësojnë këto kritere:

  • Të zotërojë diplomë universitare apo të jetë student i këtyre fushave: gazetari, gjuhë dhe letërsi, sociologji, filozofi, psikologji, juridik, ekonomik, shkenca politike e histori;
  • Të ketë aftësi të shkëlqyera të të shkruarit në gjuhën shqipe (strukturalisht dhe gramatikisht);
  • Njohuri të shkëlqyera të gjuhës angleze në të folur dhe në të shkruar;
  • Aftësi të shkëlqyera të komunikimit;
  • Gatishmëri për të krijuar kontakte në terren, të përcjellë trendin e ngjarjeve dhe të investigojë e eksplorojë tema të ndryshme politike e sociale;
  • Gatishmëri për fleksibilitet në orar pune; Aftësi të mira organizative;
  • Njohuri në përdorimin e rrjeteve sociale;
  • Gatishmëri për punë ekipore;

Aplikantët e interesuar duhet të:

  • Sjellin në zyrat e Albanian Post në “Lagjen Marigona” në Prishtinë, CV-në e tyre në kopje fizike
  • Ta dërgojnë CV-në në e-mailin: kosova@albanianpost.com
  • Të sjellin shembuj të punës së tyre në të shkruar (vlen për ata që aplikojnë për gazetarë).

Job Information
  • Numri i pozitave:

    1
  • Lokacioni:

    Prishtinë
  • Kategoritë:

    Media dhe Lajme
  • Përvojë:

    Pa përvojë
  • Kualifikim:

    Bachelor
  • Data e përfundimit:

    11-09-2022
///