Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 34 (2 dhe 3) dhe Rregullores (QRK) NR. 16/2020 për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, Nenet: 7 dhe 9, Komuna Pejë shpall:
Konkurs
Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.
Emri i grupit: Specialistë të inxhinierisë të Ndërtimit
Institucioni: Komuna Pejë
Nr. i Referencës : RN00011696
Kodi : RPC0005307
Data e njoftimit : 18.05.2023
Afati për aplikim: 12.06.2023 - 23.06.2023
Përshkrimi i përgjithshëm i punës:
Harton dhe zhvillon planet e punës ne pajtim me mbikëqyrësin përzbatimin e detyrave te përcaktuara ne bazë të objektivave të njësisë kërkuese e cila jep rekomandime lidhur me realizimin e këtyre objektivave..
Analizon dhe vlerëson proceset dhe procedurat e brendshme dhe rekomandon ndryshimet dhe përmisimet me qellim te rritjes se efikasitete dhe cilësisë së punës.
Zhvillon planet për ndërtim, rindërtim dhe riparim te rrugëve , trotuareve , kanalizimeve fekale dhe atmosferike ujësjellësit dhe përcjell ecurinë e zhvillimit te punimeve.
Përgatite planifikimin e punëve dhe mirëmbajtjen verore dhe dimërore të rrugëve , mirëmbajtjen e trotuareve dhe kanalizimeve fekale dhe atmosferike.
Mbikëqyrë realizimin e situacioneve te projekteve te kësaj fushe, Siguron zbatimin e standardeve derregullave teknike , përgatit raportet përfundimtare për projektet e realizuara, proceset e pranimit teknik të projekteve.
Kontrollon ditarin e punës dhe librin ndërtimor për punën qe është realizuar nga realizuesi i punimeve dhe njofton shërbimin e inspekcionit për te gjitha parregullsitë në punishte te ndërtimit .
Bene analizën e çmimeve për pozicionet shtese të parapara në projekt dhe ketë e njofton udhëheqësin e sektorit dhe zyrat ndërlidhëse qe ka te bej me projektin.
Kryen edhe detyra tjera ne përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund te kërkohen ne mënyre te arsyeshme kohe pas kohe nga mbikqyresi.
Kërkesat e përgjithshme për pranim:
Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij ligji.
Kërkesat e përgjithshme formale:
Arsimimi i kërkuar: Diplomë/a e arsimit të lartë më së paku 3 vite të studimeve. Drejtimi Fakulteti i Ndërtimtaris / Arkitektures.
Diplomë e nivelit të pestë të Korniza Kombëtare e Kualifikimeve (KKK), për profesione deficitare (TIK);
Kualifikime të posaçme formale: Certifikata, licenca kur kërkohen me legjislacionin në fuqi apo kur vlerësohet se janë të nevojshme për pozitat e kësaj klase.
Përvoja e punës e kërkuar: Së paku dy (2) vite përvojë pune profesionale pas përfundimit të fakultetit në fushën për të cilënzhvillohet procedura për plotësimin e pozitës së lirë të punës.
Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme:
Njohuri të thellë dhe të specializuara në fushën profesionale specifike;
Nivel të lartë të njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësit;
Njohuri të gjera të fushës, të metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazikeose analitike;
Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës;
Aftësi për të bërë gjykime profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave;
Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar.
Pozitat aktualisht të lira:
Kodi
Nr. i Referencës
Titulli i pozitës
Klasa e pozitës
Koeficienti
Institucioni
Organizata /
Vendi i punës
Nr. i kërkuar
RPC0004997
RN000113 70
Zyrtar i Lartë për Zhvillim dhe Monitorim të Zbatimit të Projekteve
Profesional 1
GJ11 - 6.56
Komuna Pejë
Drejtoria për Pune Komunale dhe Shërbime Publike /
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.
Të dhëna shtesë:
Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj.
Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura.
Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen