Në bazë të Ligjit Nr. 08/L – 197 për zyrtarëtpublikë, Neni 39 (1,2,3,4,5 dhe 6) dhe Rregullores (QRK) NR. 15/2023 për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovë, Neni 5 Agjencia Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës shpall:
Konkurs
Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.
Emri i grupit: Grupi i shkencave shoqërore
Fusha e studimit: Juridik, Ekonomik (pa specifikim), Sociologji, Antropologji, Filozofi, Histori, Shkenca Politike, Psikologji, Punë Sociale,Gjeografi, Administratë Publike
Institucioni që zhvillon proceduren e rekrutimit: Agjencia Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës
Nr. i Referencës: RN00018317
Kohëzgjatja e emërimit: Emërim me afat të pacaktuar
Data e njoftimit: 25.07.2025
Afati për aplikim: 26.07.2025 - 24.08.2025
Pozitat aktualisht të lira
Nr
Institucioni
Organizata / Vendi i punës
Titulli i pozitës
Klasa e pozitës
Paga\ Koeficienti
Nr. i kërkuar
1
Agjencia Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës
Deparatamenti i Zbatimit të Vendimeve të Komisioneve / Prishtinë
Zyrtar i lartë për administrim të pronave
Profesional 1
5.75
1
Përshkrimi i përgjithshëm i punës
Të vlerësoj dhe siguroj gjendjen e pronave që janë në administrim të AKKVP-së dhe të inkuadruar në skemën e qirasë, parashikon nevojat të kohëpaskohshme lidhur me vizitanë prona varësisht nga kërkesat e palëve;
Mbikëqyr dhe aprovon inspektimet e regjistruara në bazën e të dhënave nga zyrtaret regjional të terrenit. Mbledhdhe përditëson informatat lidhur me pronatnën administrim me qëllim të përditësimit të të dhënave në raste të ndryshimit të pronarëve;
Ndjek zbatimin e rregullores lidhur me administrimin e pronës dhe skemës së qirasë, si udhëzimet drejtuar ekipit të terrenit lidhurme përpjekjet të cilat duhettë ndërmerren për ta minimizuar rrezikun e dëmtimit të çdo pronë nën administrimin e saj, asiston stafin e regjioneve në zbatimin e tyre;
Të mbaj një inventar lidhurme pronat e braktisura. Kërkimipër identifikimin e pronarëve të mundshëm të pronave që janë marrë nën administrim si prona të braktisura;
Përgatitja teknike e rasteve për pronat e braktisura për dorëzimin në institucionet vendore;
Procesimi i kërkesave për pronat në administrim nga bartësit e të drejtëssë pronës, pocesimi kërkesave për mbylljen dhe riposedimin e pronës, identifikimi i pronave të shkatërruara dhe jo të banueshme për të mbyllur rastet;
Në bashkëpunim me Divizionin e Implementimit përgatit urdhra për dëbim;
Mbikëqyrë procesin e transferit mujor dhe të hyrave nga qiraja për procesim nga financat e AKKVP-së;
Asiston udhëheqësin e divizionit në hartimin e programit për trajnime lidhurme administrimin e pronës dhe skemës së qirasë;
Rekomandon dhe asiston udhëheqësin e Divizionit në azhurimin e sistemit softuerik të administrimit dhe skemës së qirasë sipas nevojës dhe risive inovative;
Nën udhëheqjen e Udhëheqësit të Divizionit ndihmonnë organizimin dhe zhvillimin e procedurave të administrimit të pronës dhe skemës së qirasë, largimin e pronave nga administrimi, hulumtimin për pronarët e mundshëm për pronat e braktisura “Invetory/Survey”;
Mbikëqyrë punën e zyrtarit të shërbimit të procesimit dhe zyrtarëve të skemës së qirasë.
Kryen edhe detyra tjeraprofesionale në pajtimme legjislacionin, të cilat mund të kërkohennga mbikëqyrësi.
Kriteret e përgjithshme për pranimin në detyrë, sipas nenit 9 të LZP-së
Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
Të ketë zotësi të plotë për veprim, sipas legjislacionit në fuqi;
Të zotërojë të paktën njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
Të jetë e/i aftë për të kryer detyrën përkatëse;
Të mos jetë e/i dënuar për kryerjen e një veprës penale me dashje;
Të mos ketë në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik.
Të ketë arsimin,përvojën e punësprofesionale dhe/apo aftësitëe kërkuara për pozitën, kategorinë, klasën apo grupin përkatës.
Të kaloj me sukses procedurat e pranimit të përcaktuara në këtë ligj.
Kërkesat e përgjithshme formale
Arsimimi i kërkuar: Diplomë e arsimittë lartë e nivelit të parë (Bachelor). Juridik, Ekonomik (pa specifikim), Sociologji, Antropologji, Filozofi, Histori, Shkenca Politike, Psikologji, Punë Sociale, Gjeografi, Administratë Publike.
Kërkesat specifike: Certifikata, licenca kur kërkohen me legjislacionin në fuqi apo kur vlerësohet se janë të nevojshme për pozitat e kësaj klase.
Përvoja e punës e kërkuar: Së paku dy (2) vite përvojëpune profesionale në fushën për të cilën zhvillohet procedura për plotësimin e pozitës së lirë të punës.
Njohuritë, aftësitë dhe cilësitë e kërkuara në procedurën e rekrutimit
Njohuri të thella dhe të specializuara në fushën profesionale specifike.
Nivel të lartëtë njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësitë.
Njohuri të gjëratë fushës, të metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike.
Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës.
Aftësi për të bërë gjykimeprofesionale të pavaruradhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave.
Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulimtë rekomandimeve dhe këshillave profesionale.
Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar.
Dokumentet që duhet të dorëzohen si pjesë e aplikimit dhe mënyrën e dorëzimit të tyre
Kopjen e letërnjoftimit/pasaportës/certifikatës së shtetësisë së Republikës së Kosovës.
Kopjen e diplomës të kërkuar me konkurs të lëshuar nga institucionet arsimore të Republikës së Kosovës. Nëse diplomaështë fituar jashtëvendit, vërtetimin e nostrifikimit të diplomës së fituar apo aktin që dëshmon se diploma e fituar është në procedurë të nostrifikimit, me kusht që nostrifikimi i diplomës të dorëzohet deri në momentin e nënshkrimit të aktit për emërim në pozitë;
Kopjet e dëshmisë së punësimit(vërtetim/kontratë) të lëshuar nga institucioni përkatës i punësimit për përvojën e punës, që përcaktonpozitën e punës si dhe kohëzgjatjen e angazhimit në atë pozitë. Përvoja e punës, e cila deklarohet sipas kushteve të konkursit, e fituar në një shtettjetër, dëshmohet përmes dëshmisë së përkthyer mbi përvojën e punës së lëshuar nga organi kompetent i atij shteti, apo përmes dëshmisë së përkthyer dhe noterizuar të përvojës të lëshuar nga punëdhënësi përkatës.
Dëshmitë e trajnimeve profesionale të ndjekuraapo trajnimeve që aplikuesi i ka realizuar në cilësinë e trajnuesit.
Kopjet e dokumenteve tjera që provojnëplotësimin e kushtevepër aplikim të përcaktuara në shpalljen e rekrutimit dhe të deklaruara në aplikacion.
Dëshmitë që nuk kërkohen gjatë aplikimit, por në fazën e verifikimit para emërimit
Certifikatë mbi dënimetpenale origjinale e lëshuar nga gjykata përmessë cilës dëshmohet se nuk është i/e dënuar për kryerjen e veprës penale me dashje, jo më të vjetër se(6) muaj nga data e lëshimit.
Dëshmi se kandidati është i aftë në pikëpamje shëndetësore.
Dëshmi përkatëse se kandidati ka zotësi të plotë për të vepruar.
Dëshmi që nuk ka në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik(Kanidatët që janë të punësuar apo kanë qenë të punësuar në institucione publike).
Data e daljes së rezultateve të vlerësimit paraprak
Lista e kandidatëve të cilët plotësojnë kushtet për pranim do të shpallet më së largu deri më datën 08/09/2025, në portalin e rekrutimit elektronik (https://konkursi.rks-gov.net )
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesido të shpallet përmes portalitpër rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.
Të dhëna shtesë:
Pas përzgjedhjes së kandidatit fitues, njësia përgjegjëse bën verifikimin para emërimit me qëllim të vërtetimit se kandidatët vazhdojnë të plotësojnë kriterete konkursit, përmesdokumenteve ne origjinal apo të njësuara me origjinalin.
Kandidatet fitues do të kenë mundësinë e përzgjedhjes së pozitës së lirë sipas radhitjes përfundimtare.
Komunitetet jo shumicë dhe pjesëtarët e tyre, personatme aftësi të kufizuar dhe gjinia më pak e përfaqësuar kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në LZP. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen