Company
Shield Recruitment & HR SH.P.K
Categories
Engineering
Number of positions
10
Job location
Astana
Views
648
Shield Recruitment & HR kërkon Inxhinier/e i Ndërtimtarisë (10 vende pune) për klientin e saj, kompani e njohur ndërkombëtare në fushën e ndërtimit me seli në Kazakhstan.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Analizë e plotë për fazën e ndërtimit, për nevojat e kompanisë – projekteve;
- Angazhim dhe projektim të ndërtimi, të planifikuara nga kompania;
- Rekomandime profesionale lidhur me projektet e punuara nga kompanitë projektuese për nevojat e kompanisë;
- Punët tjera lidhur me ndërtimet duke përfshirë dhënien e njohurive profesionale për menaxhmentin, përmirësimin e projekteve ekzistuese, pjesëmarrjen në implementimin e projekteve të kompanisë, etj.
- Organizimi/mbështetje në punët dhe dhënien e instruksioneve për kontraktorët e kompanisë dhe mbikëqyrjen e realizimit të punëve nga ana e tyre konform planifikimit dhe organizimit të punëve dhe caktimit të prioriteteve;
- Planifikimin e kryerjes së punëve, angazhimin e resurseve dhe mbikëqyrjen e punës;
- Informimin e udhëheqësve për mbarëvajtjen e punëve, në pajtueshmëri me nevojat dhe kërkesat në vend-punim;
- Mbajtjen e saktë dhe të rregullt të shënimeve dhe raporteve mbi punët e kryera dhe ato të planifikuara dhe raportimin e rregullt të punëve tek udhëheqësit e kompanisë;
- Pranimin e detyrave nga Drejtori apo i autorizuari i tij dhe implementimin e tyre në vend-punim;
- Përveç detyrave dhe përgjegjësive të cekura performon edhe detyra tjera të kërkuara nga Mbikëqyrësi Direkt;
- Detyrat dhe përgjegjësitë e lartë shënuara janë indikative.
Kualifikimet:
- Fakulteti i Ndërtimtarisë;
- Së paku 3 vite përvojë punë fushën e ndërtimtarisë;
- Njohuri të thella profesionale, aftësi të shkëlqyshme hulumtuese, analitike dhe organizative;
- Njohuri pune të programeve standarde të Office-it (MS Office, CAD, eurokodeve dhe e programeve adekuate);
- Aftësi të mira ndërpersonale dhe të punes në ekip;
- Vetë-motivim dhe gatishmëri për të marrë përgjegjesi;
- Aftësi të mira organizative;
- Kualifikimet e lartë shënuar janë indikative.
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes Web faqes së Shield Recruitment https://shieldrecruitment.org/ deri me datë 24 Nëntor 2023 në ora 16:00.
Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.
Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.