Kontratë pune me orar të plotë(40 orë në javë) për periudhë të caktuar kohore
Periudha provuese:
3 muaj
Kur pritet të fillojë marrëdhënia
e punës:
Brenda dy javësh pas nënshkrimit të kontratës së punës
A) Rrethanat organizative
Me miratimin e Ligjit Nr. 06/L-079 për Efiçiencë të Energjisë (LEE), Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (FKEE) është themeluar si entitet i pavarur, autonom dhe i qëndrueshëm, në mbështetje të objektivave të politikës për Efiçiencë të Energjisë së Republikës së Kosovës, duke promovuar, mbështetur dhe zbatuar masat e efiçiencës së energjisë, si dhe duke tërhequr dhe menaxhuar burimet financiare në mënyrë që të financojë dhe zbatojë projekte investimesh në fushën e Efiçiencës së Energjisë në një mënyrë të qëndrueshme.
B) Roli dhepërgjegjësitë kryesore
Nën mbikëqyrjen e Udhëheqësit të Sektorit të Financave, Zyrtari per Financa është përgjegjës për të kryer detyrat e përditshme në lëminë e financave dhe raportimit bazuar në planin strategjik të FKEE, konform legjislacionit në fuqi, manualit të operimit dhe rregulloreve të brendshme të FKEE- së.
C) Detyrat dhe funksionet specifike si dhe rezultatet e pritshme kryesore
Bën kontrollën dhe monitoron shpenzimet dhe sistemin e raportimit ne baza të rregullta kohore;
Përpilon raportet financiare dhe raporton me kohë bazuar në rregulloret e brendshme dhe legjislacionin në fuqi në Kosovë dhe bazuar në standardet ndërkombëtare të raportimit financiar (SNRF);
Kontrollon dhe vërteton saktësinë e të dhënave në raporte para dërgimit;
Kontrollon në baza mujore rezultatet e dala nga raportet dhe përgatitë rekomandimet dhe përmirësimet e nevojshme nga analiza e bëra;
Siguron ekzekutimin me kohë të pagesave dhe kompenzimeve tek furnitorët, kontraktorët dhe konsulentët, punëtorët e FKEE-së dhe përfituesit të tjerë, duke zbatuar kriteret e kontratave;
Regjistron mirëfilli të gjitha dokumentet financiare për shpenzime, si kopjet e kontratave, faturat, dokumentet e pranimit dhe aprovimit, evidenca të tjera përcjellëse, produktet e dorëzueshme, si dhe raportet për të gjitha shpenzimet;
Asiston Udhëheqësin e Sektorit në përpilimin e inputeve për menaxhimin financiar që kontribuon në raportin e progresit të projekteve dhe përgatitjen e buxhetit vjetor të FKEE-së;
Mbështetë Udhëheqësin e Sektorit të Financave në proceset e përmbylljes mujore dhe vjetore të raporteve të FKEE;
Mbështetë Udhëheqësin e Sektorit të Financave në përgatitjen e pasqyrave të nevojshme financiare, dhe raporte të tjera;
Përgatitë dhe analizon raportetjera financiare për Sektorin e Financave dheMenaxhmentin;
Detyra të tjera të përcaktuara nga mbikqyrësi dhe Menaxhmenti i FKEE-së.
D) Kualifikimet, përvoja dhe aftësitë profesionale dhe gjuhësore
Të ketë diplomë universitare në degën e ekonomisë, financave, kontabilitetit ose të ngjashme;
Të ketë 5 vite përvojë pune të përgjithshme, prej të cilave së paku 3 vite përvojë profesionale relavante ose të ngjashme me pozitën e shpallur;
Të posedojë njohuri të mira të Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar;
Të ketë njohuri të mira rreth kuadrit ligjordhe operimit financiar të FKEE dhe interes përzhvillimin e sistemit të kontabilitetit dhe financave;
Njohuri të vlerësimit dhe përdorimit të aplikacioneve të nevojshme kompjuterike;
Të ketë aftësitë forta komunikuese, për të punuarsi pjesë ekipidhe nën presionin e përmbushjes së afateve;
Aftësi për të punuarnën presionin e përmbushjes së afateve;
Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze;
E preferueshme leja e vozitjes kategoria B;
Nuk është dënuar me aktgjykim të formës së prerë për një vepër penale për të cilën dënimi maksimal tejkalon gjashtë (6) muaj burgim dhe dënimi nuk është i kushtëzuar; (evidencat nuk duhet të jenë më të vjetra se data e shpalljes së vendit të punës sipas këtij njoftimi).
E) Shpërblimi – Paga mujore
Sistemi i pagave: Shpërblimi bëhet sipas pakos konkurruese në përputhje me Rregulloren e Brendshme për Shpërblimin e Personelit të FKEE (R-OBPSh).
F) Të dhëna tjera
FKEE nuk është organizatë buxhetore, marrëdhënia e punës themelohet sipas Ligjit të Punës. Për më shumë detaje rreth FKEE: https://fkee-rks.net/
Përmbajtja e dokumenteve të aplikimit
Dokumentet e aplikimit duhet të përmbajnë së paku:
Kopja e dokumentit përkatës që dëshmon shtetësinë;
CV-në e hollësishme të aplikuesit;
Letrën e motivimit përfshirë synimet eaplikuesit për punën gjatë kohës së angazhimitne FKEE (jo më shumë se 3 (tri) faqe;
Kopje të diplomës (diplomave) për studimet e mbaruara universitare, përfshirë dëshminë e njohjes së diplomës (nëse studimet janë kryer jashtë vendit);
Kopje të dëshmisë se nukka qenë i dënuar (shiko kushtet e hollësishme në Seksionin D më lart);
Dokumentet e aplikimit mund të përgatiten në secilën prej tre (3) gjuhëve: shqip, serbisht ose anglisht.
Kopjet e çfarëdo dëshmie që tregon për kualifikimet, përvojën dhe aftësitë gjuhësore të aplikuesve janë të mirëseardhura.
2. Dorëzimi i aplikacioneve
Aplikimet, përfshirë të gjitha dokumentet e kërkuara, dorëzohen në rekrutimi@fkee-rks.netderi më 15 Nëntor 2023, ora 16.00.
Aplikacionet që nuk i kanë të gjitha dokumentet e parapara (1-5 më lart) nuk do të merren parasysh nga komisioni vlerësues.