Infosoft Systems Prishtina, kerkon te rekrutoje:
Projekt Menaxher
PËRSHKRIMI I PËRGJITHSHËM PUNËS:
Përgjegjës per konceptualizimin dhe pergatitjen Projekt Propozimit; Koordinimin dhe përfundimin e projekteve në kohë brenda buxhetit dhe brenda fushëveprimit. Mbikëqyr të gjitha aspektet e projekteve. Vendosn afate, cakton përgjegjësi dhe monitoron si dhe përmblidhn progresin e projektit. Përgatitn raporte për menaxhmentin e lartë në lidhje me statusin e projektit.
KËRKESAT BAZË PËR ARSIMIM, KUALIFIKIM, EKSPERIENCË:
- Diplomë universitare – inxhineri ne shkenca kompjuterike, apo relevante
- Te pakten 5 vjet experienc, pas diplomimit dhe minimumi 2 vjet përvojë në menaxhim të projektit
- Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze
- Aftësi shumë të mira komunikuese dhe negociuese
- Certifikatat lidhur me aftësit teknike janë pëparësi për kandidatin, si PMP, ITIL, Scrum.
Detyrat dhe Përgjegjësitë kryesore
- Përcakton, identifikon dhe qartëson mundësit dhe nevojat projektit; analizon RFP, merr pjese ne takime për planifikim te planeve të punës lidhur me projektet
- Përmbush afatet e kontratave, duke planifikuar dhe vendosur targete dhe prioritete,
- Përgatit propozime duke u bazuar dhe mbledhur informacione teknike, metodologjinë e menaxhimit të projekteve, buxhetin, resurset, standardet e performancës etj.
- Monitoroni kostot e projektit
- Menaxhon projektin sipas metodologjisë së aprovuar në kompani, që janë në një linjë me standardet ndërkombëtare si metodologjia PMI, PMI-Agile, Scrum. Përgatit dhe azhuron dokumentacionin e projekteve
- Përgatit raport javor për menaxherët dhe stakeholders duke I informuar me kohë lidhur me statusin e projektit /projekteve
- Ndjek linjat bazë të projektit, identifikon ndryshimet, rreziqet dhe nevojat për burime njerëzore dhe materiale
- Udhëheq ekipën e projektit, motivon ata dhe I monitoron
Te tjera
- Njohuri e mira me mjetet e softuerit të menaxhimit të projektit, metodologjitë dhe praktikat më të mira
- Motivues per ekipen dhe stafin; i/e aftë për të mentoruar dhe udhëhequr
- Vetë-motivues
- Aftësi të shkëlqyera të marrëdhënieve ndërpersonale
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi verbal dhe me shkrim; duhet të jetë një dëgjues, një prezantues i mire etj
- Njohuri për të gjitha fazat e ciklit jetësor të projektit
Benefite
- Përzgjedhje të kandidatëve profesional dhe në mënyrë meritore.
- Orari i punës: orar i rregullt i punës.
- Pagë konkurruese në treg.
- 20 dite pushim vjetor në vit, përfshi të gjitha pushimet tjera sipas legjislacionit në fuqi.
- Sigurim Shendetesor per punonjesit e kompanise.
- Mundësi për zhvillim profesional.
Kandidatët e kualifikuar duhet të dorëzojnë letrën e interesit, CV-në e përditësuar dhe kopjet e dokumenteve mbështetëse duke përfshirë letrat e referencës, në adresën e mëposhtme të e_mail: hr@infosoftsystems-ks.com, deri me date 15.02.2023
Të dhënat personale që do të dorëzoni përmes aplikacionit tuaj, do të mbrohen dhe përdoren vetëm për qëllime rekrutimi, sipas legjislacionit për mbrojtjen e të dhënave personale, konkretisht sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës..