FABIS Sh.P.K. me seli në Fushë Kosovë si përfaqësues i kompanisë Gjermane FÖRCH, të materialeve teknike dhe veglave të punës, ne vazhden e zgjërimit të rrjetit të shitjes dhe shtimit të kapaciteteve, shpallë konkurs për:
Agjentë/e të shitjes për Regjionin e Dukagjinit (3)
Ftohen kanditatët që i plotësojnë kriteret e shënuara më poshtë, që të aplikojnë në info@fabis.biz duke dërguar CV-të e tyre së bashku me të gjithë dokumentacionin përcjellës që mendojnë se shkon në favor të tyre.
- Posedimi i Patentë shoferit – Kategoria B
- Përvoja e mëhershme e punës është përparësi
- Të jenë komunikativ dhe të gatshem për punë ekipore
Agjentët do të paisen me veturë pune adekuate, trajnim profesional, mjetet e punës si dhe pagë mujore bazë dhe komisionin nga shitjet direkte.
Konkursi mbetet i hapur deri më 20.09.2023. Të gjitha aplikacionet e pranuara do të shqyrtohen dhe kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.
Për tu informuar më tepër për gamen e produkteve të kompanisë FÖRCH, mund ta vizitoni web faqen e kompanisë www.foerch.de