Infermiere në Fushën e Estetikës

KONKURS PUNE – INFERMIERE ME PËRVOJË NË FUSHËN E ESTETIKËS

Eclat shpall hapjen e konkursit për pozitën e Infermieres me Përvojë në Fushën e Estetikës. Me një reputacion të shkëlqyer dhe një ambient bashkëpunues, Eclat ofron mundësi të shkëlqyera për zhvillimin e karrierës tuaj. Ky është vendi ideal për t’u bashkuar me një ekip të dedikuar dhe të orientuar nga profesionalizmi.

Kriteret e Kualifikimit:

  1. Arsimi:
    • Diplomë nga Fakulteti i Infermierisë ose degë përkatëse.
    • Licensë pune e lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë.
  2. Eksperienca:
    • Përvojë të mjaftueshme pune si infermiere, me theks të veçantë në mjekësinë estetike.
    • Eksperiencë me procedurat më të fundit estetike, përfshirë, por jo vetëm, laser terapinë, Hydrafacial, microneedling, dhe trajtime të tjera estetike.
  3. Aftësi dhe Kualifikime:
    • Aftësi të shkëlqyera në komunikim dhe ndërveprim me pacientët.
    • Njohuri të avancuara mbi teknologjitë dhe trajtimet moderne të estetikës mjekësore.
    • Aftësi për të administroj procedurat emergjente në rastet kur ato shfaqen.
    • Aftësi dhe interesim për tu zhvilluar profesionalisht.
    • Aftësi për të punuar në ekip dhe për të menaxhuar situatat me profesionalizëm.
    • Të zotëroj mirë gjuhen Angleze.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Realizimi i konsultimeve të detajuara për të kuptuar nevojat dhe pritshmëritë e pacientëve.
  • Kryerja e trajtimeve estetike profesionale që klinika ofron.
  • Konsultimi me klientët për shërbimet dhe produktet specifike që klinika ofron.
  • Këshillimi dhe asistimi në procesin e shitjes së produkteve SkinCare që klinika ofron.
  • Asistimi dhe mbështetje për stafin në proceset e përditshme të punës në klinikë.

Përparësi:

  • Preferohet profesioniste nga gjinia femrore.

Si të Aplikohet:

Të gjithë kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në dhe kopjet e dokumenteve përkatëse në adresën tonë të emailit: eclat.institut@gmail.com .

Afati i aplikimit: 20 Mars 2025.

Pse të punoni me ne:

  • Mundësi të shkëlqyera për zhvillim profesional dhe trajnime të vazhdueshme në një mjedis mbështetës.
  • Akses në teknologjitë dhe trajtimet më të avancuara të estetikës mjekësore.
  • Ambient pune bashkëpunues, ku inkurajojmë ndarjen e njohurive dhe mësimin e përbashkët.
Job Information
  • Numri i pozitave:

    1
  • Lokacioni:

    Prishtinë
  • Kategoritë:

    Infermieri
  • Data e përfundimit:

    20-03-2025
///

Related Vacancies

Search all the open positions on the web. Get your own personalized salary estimate. Read reviews on over 30000+ companies worldwide.

Banja e Kllokotit
Vende Pune (110)

KONKURS PUNEPërshkrimi i Kompanisë:Spitali...

2 Ditë Kllokot
Bridge Europe