FTESË PËR OFERTIM: Auditimi i jashtëm i Leasing Solution”
Leasing Solution Prishtinë

FTESË PËR OFERTIM

Auditimi i pasqyrave financiare te LEASING SOLUTION SHPK për vitin afarist 2024

Ftohen subjektet e interesuara që për nevoja te LEASING SOLUTION SHPK, të paraqesin ofertat e tyre për auditimin e pasqyrave financiare për vitin afarist 2024.

Kërkesat minimale për ofertim janë:

Certifikata e regjistrimit të biznesit dhe numrit fiskal, Licenca për kryerjen e veprimtarisë,

Kompania audituese ligjore duhet të jetë në listen e KKRF-së,

Çmimet duhet të jenë në euro,

Referenca që konfirmojnë ofrimin e suksesshëm të shërbimeve të kërkuara.

Vlefshmëria e ofertës duhet të jetë 90 ditë nga dita e dorëzimit.

Auditimi duhet të bëhet sipas standardeve ndërkombëtare (IFRS), atyre lokale të kontabilitetit si dhe kërkesave të BQK-së.

Vetem ofertuesi i suksesshëm do të njoftohet për përzgjedhjen nga ana e organeve kompetente të Institucionit.

Kompania ligjore e auditimit që zgjedhet është e obliguar që raportet përfundimtare si dhe letrën e menaxhmentit, t’i përpilojë dhe dorëzojë në gjuhën shqipe dhe angleze në 6 kopje origjinale brenda afatit të caktuar me kontratë.

Për më shumë informata mund të kontaktoni në email adresen: info@leasing-solution.com .

Ofertat në zarf të mbyllur dorëzohen në zyret e Institucionit, rr. Kroi i Bardhë, Rr. Shefqet Shkupi,OB1, H1, Nr.8, Prishtinë (afër Stacionit të Autobusëve dhe Qendres tregtare Dardha) ose edhe në e-mail adresën info@leasing-solution.com , deri më 16.06.2024, ora 16:00, me shënimin: “Auditimi i jashtëm i Leasing Solution”.

Ofertat e dorëzuara pas këtij afati nuk do të shqyrtohen.

03.06.2024

Job Information
  • Numri i pozitave:

    1
  • Lokacioni:

    Prishtinë
  • Kategoritë:

    Financa
  • Data e përfundimit:

    16-06-2024
///

Related Vacancies

Search all the open positions on the web. Get your own personalized salary estimate. Read reviews on over 30000+ companies worldwide.

AutoPasion
Operatore - Shites - Shofer&Maga...

Autopasion Shpk është kompani lider e shit...

12 Ditë Prishtinë
Gusto Cafe
Financier/e, Përgjegjës/e Ndërri...

Gusto Café - Shpall konkurs pune në këto P...

12 Ditë Prishtinë
Trainkos Sh.A
Menaxher i Sektorit të Kontabili...

Email: apliko.trainkos@trainkos.com

6 Ditë Fushë Kos...