Company
KESCO Energy
Categories
Energy
Number of positions
1
Job location
Prishtina
Views
4158
Roli: Zyrtar/e i/e menaxhimit të kontratave (KESCO)
Departamenti: Tregtimi i Energjisë (KESCO)
Data e mbylljes: 2022-11-04
Data e postimit: 2022-10-27
Lloji i punës: Orar i plotë
Niveli i eksperiencës: Niveli i ri
Numri i pozitave të lira: 1
Bazuar në skemën aktuale organizative dhe nevojën për plotësimin e vendeve të lira në Divizionet e KEDS-it, Departamenti i Burimeve Njerëzore, në2022-10-27 shpall vendë të lirë pune për këtë pozicion:
Zyrtar/e i/e menaxhimit të kontratave (KESCO)
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore :
- Siguron mbështetje profesionale në përpilimin dhe negocimin e kontratave për shitblerjen e energjisë elektrike në linjë me kushtet e përgjithshme të Federatës Evropiane të Tregtarëve të Energjisë;
- Përpilon dhe monitoron implementimin e kontratave për blerje të energjisë nga prodhuesit e energjisë dhe furnizimin e konsumatorëve jo të rregulluar tarifor dhe konsumatorëve vet-prodhues;
- Inicon veprime ligjore për joperformancë të operatorëve ekonomik;
- Siguron mbështetje në regjistrimin e kompanive tregtuese;
- Negocon për kontrata me furnizuesit/blerësit e energjisë në emër të kompanisë;
- Interpreton dhe implementon kushtet e kontratave dhe dispozitave të Ligjeve dhe rregulloreve relevante;
- Bashkëpunon vazhdimisht me prodhuesit dhe tregtarët e energjisë dhe me kompanitë homologe të tjera kontraktuese;
- Mbështet stafin e Departamentit në projektet dhe punët e vazhdueshme.
Kërkesat dhe kualifikimet :
- Kualifikim Universitar, niveli Bachelor, Fakulteti Juridik;
- Preferohet 1 vit përvojë në fushën Juridike;
- Njohuri të shkëlqyeshme të Gjuhës Angleze janë të domosdoshme;
- Njohuri të sistemit ligjor dhe ligjeve të Kosovës, veçanërisht ligjeve të energjisë elektrike, marrëdhënieve detyrimore dhe shoqërive tregtare, si dhe njohuri te përgjithshme të ligjeve ndërkombëtare;
- Njohuri shumë të mira të paketës së MS Office;
- Person me vetiniciativë dhe përkushtim të lartë ndaj detajeve;
- Tregon fleksibilitet ndaj kushteve apo rrethanave të ndryshueshme;
- Person bashkëpunues dhe me aftësi për të menaxhuar detyra të ndryshme.
Si të aplikoni ?
- Ju mund të aplikoni përmes njërës nga dy mënyrat e mëposhtme :
- Të plotësoni aplikimin tuaj online në butonin: Apliko Online;
- Të dërgoni aplikimin tuaj përmes email adresës sonë: hr@keds-energy.com duke specifikuar në titull pozitën për të cilën aplikoni dhe duke bashkëngjitur dokumentet e mëposhtme:
- - CV-në;
- - Diplomën e kualifikimit;
- - Dëshmi nga përvoja e punës/Trusti;
- - Certifikata/Vërtetimi që nuk jeni nën hetime nga Gjykata;
- - Certifikata të trajnimeve të ndjekura;
Shënime të rëndësishme :
- KEDS ofron mundësi të barabarta punësimi për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjitha gjinitë: meshkuj dhe femra dhe nga të gjitha komunitetet në Kosovë.
- Aplikimet e dorëzuara pas afatit nuk do të pranohen dhe aplikimet me defekte do të refuzohen.
- Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.