Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 34 (2 dhe 3) dhe Rregullores (QRK) NR. 16/2020 për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, Nenet: 7 dhe 9, Komuna Prishtinë shpall:
Konkurs
Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.
Emri i grupit
Specialistë Ligjor
Institucioni
Komuna Prishtinë
Nr. i Referencës
RN00011576
Kodi
RPC0005194
Data e njoftimit
16.05.2023
Afati për aplikim
06.06.2023 - 13.06.2023
Përshkrimi i përgjithshëm i punës:
Merr pjesë në hartimin e planeve të punës në pajtim me mbikëqyrësin për zbatimin e detyrave të përcaktuara në bazë të objektivave të Zyrës Ligjore dhe jep rekomandime lidhur me realizimin e objektivave
Hartimi i vendimeve, hartimi i urdhëresave dhe hartimi i akteve tjera të Komunës;
Hartimi i propozimeve të Kryetarit të Kryeqytetit për procedim në Kuvendin e Komunës së Prishtinës;
Bënë hulumtime ligjore dhe ndihmon Sektorin Ligjor në dhënien e mendimeve profesionale,
opinioneve ligjore dhe ekspertizave profesionale sipas kërkesës së drejtorive, sektorëve, institucioneve vartëse (QMU, QKMF, TQP “Dodona” etj) dhe Ndërmarrjeve Publike Lokale të Kryeqytetit;
Ndihmon rreth përpilimit të akteve juridike sipas kërkesës së aksionarëve të Ndërmarrjeve Publike Lokale të Kryeqytetit;
Ndihmon Sektorin Ligjor në Përpilimin e padive, përgjigjeve në padi, ankesave, parashtresave të ndryshme, konflikteve administrative dhe përfaqësim në seanca gjyqësore.
Merr pjesë në grupe punuese/komisione për hartim të akteve nënligjore.
Kryen edhe detyra tjera në përputhje me ligjet dhe aktet nënligjore të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga Udhëheqësi i Sektorit.
Kërkesat e përgjithshme për pranim
Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij ligji.
Kërkesat e përgjithshme formale
Arsimimi i kërkuar: Diplomë/a e arsimit të lartë më së paku 3 vite të studimeve. Diplomë e nivelit të pestë të KKK, për profesione deficitare (TIK);
Kualifikime të posaçme formale: Fakulteti Juridik
Certifikata, licenca kur kërkohen me legjislacionin në fuqi apo kur vlerësohet se janë të nevojshme për pozitat e kësaj klase;
Përvoja e punës e kërkuar: Së paku 1 (një) vit përvojë pune në fushën për të cilën zhvillohet procedura për plotësimin e pozitës së lirë të punës.
Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme
Njohuri të plotë dhe të specializuara në fushën profesionale specifike
Nivel të lartë të njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësit;
Njohuri të mira metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike dhe në marrjen e vendimeve;
Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës;
Aftësi për të bërë gjykime profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave;
Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar.
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.
Të dhëna shtesë:
Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj.
Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura.
Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen