KOMERCIALIST (2)
Fluidi Group Prishtinë, Mitrovicë

KONKURS PËR POZITËN KOMERCIALIST
Lokacioni: Regjioni i Prishtinës dhe Mitrovicës (2 pozita)
Kompania: Fluidi Group LLC

Përshkrimi i pozicionit:
Fluidi Group LLC është duke kërkuar një kandidat të motivuar dhe të kualifikuar për pozitën Komercialist. Kandidati i përzgjedhur do të jetë përgjegjës për menaxhimin e marrëdhënieve me klientët, zhvillimin e rrjeteve të shitjes, ndjekjen e tregut dhe realizimin e objektivave të shitjes.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Zhvillimi dhe zgjerimi i portofolit të klientëve në regjionin e caktuar.
  • Përcjellja e performancës së shitjeve dhe përgatitja e raporteve ditore/mujore.
  • Komunikimi i vazhdueshëm me klientët për të identifikuar nevojat dhe për të ofruar zgjidhje.
  • Negocimi i kontratave dhe marrëveshjeve me klientët.
  • Monitorimi i tregut dhe konkurrencës për të propozuar strategji të reja të shitjes.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Diplomë universitare (preferohet në Ekonomi, Marketing, ose fusha të ngjashme).
  • Përvojë e mëparshme në shitje ose pozicione komerciale (së paku 2 vite përvojë pune relevante).
  • Aftësi të shkëlqyera në negociim dhe komunikim.
  • Njohuri të mira në përdorimin e programeve kompjuterike (MS Office).
  • Të posedojë patentë shoferi, kategoria B.

Si të aplikoni:
Të gjithë të interesuarit janë të ftuar të dërgojnë CV-në e tyre dhe letrën motivuese në email adresën hr@fluidigroup.com, duke specifikuar në subjektin e emailit Aplikim për Pozitën Komercialist

Afati i aplikimit:
Konkursi është i hapur nga 08.05.2025 deri më 23.05.2025.

Fluidi Group LLC ofron mundësi të barabarta punësimi dhe inkurajon aplikimet nga të gjithë individët që përmbushin kriteret.

Job Information
  • Numri i pozitave:

    2
  • Lokacioni:

    Prishtinë, Mitrovicë
  • Kategoritë:

    Shitje
  • Data e përfundimit:

    23-05-2025
///

Related Vacancies

Search all the open positions on the web. Get your own personalized salary estimate. Read reviews on over 30000+ companies worldwide.

MEDRUPLAST
Operator Makine - Punëtorë në re...

Operator Makine - Punëtorë në repartin e p...

20 Ditë Obiliq
Crewit Resourcing
Junior Sales Administrator (7)

Junior Sales AdministratorWe are looking f...

1 Ditë Prishtinë
InfoSoft Office
Agjent të shitjes (2)

Rruga Tahir Zajmi,pn. Prishtinë (objekti i...

5 Ditë Prishtinë