Agjent në terren (3)
Interlab Prishtinë

Pozicioni: Agjent Në Terren!

A po kërkon një vend pune ku çdo ditë është e mbushur me sfida dhe mundësi për të bërë një ndryshim? A ke talentin për të kuptuar nevojat e klientëve dhe për t'i udhëhequr ata drejt zgjidhjeve më të mira për paisjet mjekesore dhe dentare per klinikat e tyre? Nëse po, atëherë ti mund të jesh personi që po kërkojmë!

Detyrat dhe Përgjegjësitë e Tua:

  1. Krijo marrëdhënie të mira dhe të qëndrueshme me klientët tanë, duke krijuar besim dhe transparencë. Klienti është mbi të gjitha!
  2. Identifiko dhe kupto nevojat e tregut dhe ndihmo klientët të zgjedhin produktet më të përshtatshme nga brendet tona.
  3. Përmirëso njohuritë teknike për produktet dhe teknologjitë që ofrojmë, duke u bërë një pikë reference për çdo klient.
  4. Krijo strategji inovative dhe promovuese, duke përdorur kreativitetin dhe intuitën tënde për të arritur objektivat e shitjes.
  5. Kujdesu për procesin e shitjes me përgjegjësi, duke dhënë më të mirën për t’u siguruar që çdo klient të ndihet i përkushtuar.

Profili Ideal për Kandidatin:

  • Teknik i stomatologjisë me përvojë në fushën e shitjes, ose ekonomist i fokusuar në marketing, farmacist, biolog ose kimist që njeh dhe promovon mirë produktet shëndetësore.
  • Një profesionist me aftësi të shkëlqyera komunikimi.
  • I/e pasionuar për shëndetin dhe inovacionin, që dëshiron të jetë pjesë e një kompanie që bën ndryshimin në treg.
  • Kreativ dhe i/e hapur për të mësuar, i/e aftë të përshtatet dhe të rritet në një ekip të përkushtuar dhe bashkëpunues.

Çfarë Ofron Kompania Jonë:

  • Një mjedis pune i përkushtuar dhe mbështetës, ku vlerësohet çdo përpjekje dhe arritje e jote.
  • Mundësi për zhvillim profesional nëpërmjet trajnimeve dhe programeve të avancuara.
  • Një kulturë e përqendruar te ndihma për të tjerët dhe krijimi i një impakti pozitiv për shëndetin.

Nëse beson se ke aftësitë që ne kërkojmë dhe dëshiron të bëhesh pjesë e diçkaje të madhe, aplikoni tani dhe le të ndërtojmë një të ardhme më të mirë së bashku!

Job Information
  • Numri i pozitave:

    3
  • Lokacioni:

    Prishtinë
  • Kategoritë:

    Shitje
  • Data e përfundimit:

    04-12-2024
///

Related Vacancies

Search all the open positions on the web. Get your own personalized salary estimate. Read reviews on over 30000+ companies worldwide.

MEDRUPLAST
Operator Makine - Punëtorë në re...

Operator Makine - Punëtorë në repartin e p...

20 Ditë Obiliq
Crewit Resourcing
Junior Sales Administrator (7)

Junior Sales AdministratorWe are looking f...

1 Ditë Prishtinë
InfoSoft Office
Agjent të shitjes (2)

Rruga Tahir Zajmi,pn. Prishtinë (objekti i...

5 Ditë Prishtinë