Në bazë të dispozitave të nenit 21 të Ligjit nr. 03/L- 087 për Ndërmarrjet Publike (“Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës”, nr. 31/15 qershor 2008), respektivisht nenit 13 të Ligjit nr. 04/L-111 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike (Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës” nr. 13/30 maj 2012), nenit 15, nën pika 15.2.3 të Statutit të Ndërmarrjes nr.2/58 datë 26.09.2022, Bordi i Drejtorëve i Ndërmarrjes Publike Infrastruktura e Hekurudhave të Kosovës ,,INFRAKOS” Sh.A me seli në Fushë Kosovë, në mbledhjen e mbajtur më datë: 15 nëntor 2022 mori vendim që të shpall:
K O N K U R S
Zëvendës Kryeshef Ekzekutiv të Ndërmarrjes Publike Infrastruktura e Hekurudhave të Kosovës” ,,INFRAKOS” Sh.A
1.Të përgjithshme
Kandidatët për këtë vend duhet të jenë persona me integritet të njohur të cilët (i) i plotësojë kushtet e kualifikimit sipas nenit 17.1, të Ligjit 03/L-087 Për Ndërmarrjet Publike (ii) i plotësojnë kriteret e pavarësisë sipas nenit 17.2, pikat (d), (f), (j), (k) dhe (l) (iii) nuk janë, ose në çfarëdo kohe gjatë periudhës tridhjetë e gjashtë (36) muajsh para datës së aplikimit nuk kanë qenë Drejtorë të Bordit të kompanisë gjegjëse dhe është ose në çfarëdo kohe gjatë periudhës 36 muajsh para datës së aplikimit ka qenë (i) zyrtar i zgjedhur publik, (ii) i emëruar politik ose (iii) bartës i një posti udhëheqës ose vendimmarrës në një parti politike; (iv) kanë përvojën e nevojshme profesionale dhe shkollimin e kërkuar për pozitën në fjalë.
2. Mandati i Zëvendës Kryeshefit Ekzekutiv
Zëvendës Kryeshefi Ekzekutiv emërohet nga Bordi i Drejtorëve për mandatin prej 3 (tre) vjetëve, me mundësi të vazhdimit edhe për një mandat.
3. Kompensimi i Zëvendës Kryeshefit Ekzekutiv
Kompensimi dhe përfitimet e Zëvendës Kryeshefit Ekzekutiv do të përcaktohen nga Bordi i Drejtorëve të Ndërmarrjes në përputhje me deklaratën për politiken e kompensimit të ndërmarrjes.
4. Përshkrimi i punëve
Zëvendës Kryeshefi Ekzekutiv, krahas punëve të parapara me dispozitat e Ligjit Nr.03/L-016 për Shoqëritë Tregtare dhe të Ligjit Nr. 03/L-087 për Ndërrmarrjet Publike, ka edhe këto detyra dhe përgjegjësi:
Ndihmon Kryeshefin Ekzekutiv:
- në planifikimin, organizimin dhe kontrollin e afarizmit të ndërmarrjes;
- Në bashkëpunim me përgjegjësit e njësive organizative, koordinon punët e ndërmarrjes me qëllim të implementimit sa më të drejtë të politikave zhvillimore të caktuara nga Bordi i Drejtorëve të Ndërmarrjes;
- Përcakton një strategji efektive për Infarkosin-në;
- Bashkëpunon ngushtë me bordin e drejtorëve si dhe menaxhon kompaninë dhe para këtij organi raporton për menaxhimin e kompanisë;
- Bën sistemimin dhe organizimin e të punësuarve konform dispozitave pozitive dhe të politikave zhvillimore të ndërmarrjes;
- Mbikëqyrë përgatitjen dhe implementimin e Planit të Biznesit me qëllim të përmirësimit të performancës së ndërmarrjes;
- Udhëheqë dhe koordinon punët me udhëheqësit e departamenteve dhe stafit tjetër të ndërmarrjes;
- Të vendosë sisteme dhe procedura për menaxhimin efektiv të Infrakosit;
- Përfaqëson ndërmarrjen në raport me palët e treta;
- Kryen edhe punë të tjera të përcaktuara me ligj, akte qeverisëse të ndërmarrjes dhe bën ekzekutimin e vendimeve dhe rekomandimeve të Bordit të Ndërmarrjes.
5. Kualifikimet dhe përgatitja profesionale
- Të ketë përgatitje superiore (diplomë universitare) në fushat teknike, ekonomike, juridike apo të tjera të ndërlidhura me aktivitetet, në të cilat vepron ndërmarrja;
- Të ketë së paku 5 vjet përvojë në menaxhim të lartë (pozita të larta drejtuese)
- Të ketë shkathtësi organizative, drejtuese dhe aftësi të shkëlqyeshme të komunikimit;
- Shkathtësi të dëshmuara në punë me grupe dhe organizim të ndërmarrjes apo të ngjashme;
- Shkathtësi të mira në punën me kompjuter;
- Njohuri në gjuhen angleze e preferuar.
6. Informatë për procedurën e konkurrimit
Kandidatët për Zëvendës Kryeshef Ekzekutiv, duhet t’i dorëzojnë dokumentet si më poshtë:
- Aplikacionin;
- CV-në e detajuar duke përfshirë datat e sakta të punësimit dhe detaje të përgjegjësive për çdo pozicion duke përfshirë nivelin e vendimmarrjes strategjike, numrin e punonjësve të mbikëqyrur, buxhetin dhe përgjegsitë:
- Letër motivimin;
- Dëshminë mbi kualifikimin profesional;
- Dëshminë mbi përvojën e punës;
- Çertifikatën që nuk është nën hetime (jo më e vjetër se gjashtë muaj) të lëshuar nga Gjykata kompetente;
- Kopjen e letërnjoftimit;
Aplikanti duhet ta vendos datën dhe të nënshkruaj deklaratën nën betim ku deklarohet që i përmbushë të gjitha kushtet e pranueshmërisë. Kjo deklaratë së bashku me aplikacionin mund të shkarkohen nga uebfaqja e Ndërmarrjes Publike Infrastruktura e Hekurudhave të Kosovës: https://infrakos.com/publikimet/punesimi/.
Dokumentacioni i kompletuar (aplikacioni së bashku me deklaratën nën betim dhe të gjitha dokumentet përcjellëse) dorëzohet personalisht në zarf të mbyllur në zyrën e arkivit në ndërtesën e Drejtorisë së ,,INFRAKOS-it’’ në adresën Sheshi i Lirisë pn, në Fushë Kosovë, me shënimin: për z. Arsim Deliu, Sekretar i ,,INFRAKOS’’-it, ose përmes e-mailit zyrtar: rekrutimet@kosovorailway.com.
Në aplikacion duhet të ceket qartë titulli i vendit të punës dhe dokumentet e bashkangjitura të aplikacionit duhet të jenë kopje dhe nuk kthehen. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen.
Kandidatët të cilët konkurrojnë duhet ta shënojnë saktë adresën dhe numrin e telefonit kontaktues, si dhe e-mail adresën.
Çdo përgënjeshtrim material, qoftë i qëllimshëm ose nga neglizhenca, ose ndryshim material nga informatat e dhëna në deklaratën e sipërpërmendur, do të rezultojë me diskualifikimin e menjëhershëm.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e shkurtër do të kontaktohen.
Infrastruktura e Hekurudhave të Kosovës ,,Infrakos” Sh.A, ofron mundësi të barabarta punësimi për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës dhe inkurajon të gjitha femrat e meshkujt e të gjitha komuniteteve që i plotësojnë kriteret e konkursit që të aplikojnë.
Vlerësimi formal i kandidatëve dhe intervista do të bëhet në një kohë optimale pas përfundimit të afatit për aplikim. Bordi i Drejtorëve i NP Infrastruktura e Hekurudhave të Kosovës ,,Infrakos” Sh.A e mban të drejtën e formimit të listës së shkurtë me aplikantët si dhe përzgjedhjen e Zëvendës Kryeshefit Ekzekutiv.
Konkursi mbetet i hapur nga data 17 nëntor 2022 deri më 16 dhjetor 2022 në ora 16:00.
Për të shkarkuar Deklaratën nën betim: KLIKONI KETU