Zëvëndës Menaxher i Marketingut
ALM Group Lipjan

Kompania ALM Group shpall konkurs për pozitën:

Zëvëndës Menaxher i Marketingut

Përshkrimi i detyrave të punës:

  • Menaxhimi dhe zhvillimi i strategjive për rrjetet sociale të kompanisë,
  • Përgatitë materialet e marketingut si broshura, dosje promocionale dhe të tjera,
  • Organizimi i promocioneve të vazhdueshme si element taktik për të rritur shitjet
  • Kërkimi dhe gjetja e zgjidhjeve efikase e të gjitha mënyrave të mundshme për të bërë marketing.
  • Raporton tek Drejtori periodikisht, potencialet për produkte dhe shërbime të reja, zhvillime specifike, informacione të mbledhura në terren, aktivitetet e konkurencës
  • Si dhe detyra të tjera sipas kërkesës së mbikëqyrsit

Kualifikimet:

  • Kandidatët duhet të kenë diplomë universitare në fushën relevante,
  • Minimum 2-vite përvojë pune në fushën e Marketingut. (përparësi)
  • Aftësi të mira organizative dhe planifikuese,
  • Aftësi për të mbajtur nivel të lartë të konfidencialitetit.
  • Aftësi të mira ndërveprimi në biznes dhe shitje: ai duhet të ketë aftësi të shkëlqyera në komunikim si fizikisht dhe nëpërmjet telefonit me palët e interesuara dhe me të gjithë operatorët e tjerë

Ne ofrojme:

  • Kontratë të punës të rregulltë
  • Pagë të dinjitetshme
  • Transporti i organizuar nga kompania
  • Një shujtë
  • Trajnime dhe kurse të ndryshme


Të gjithë kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lartë inkurajohen të aplikojnë duke dërguar CV në hr@happy.com.al ose fizikisht në ALM Group shpk, Magj. Prishtine-Ferizaj km 9të, Konjuh/Lipjan.

Vetëm kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e lartëcekura do të ftohen në fazat e mëtejshme të rekrutimit.

Job Information
  • Numri i pozitave:

    1
  • Lokacioni:

    Lipjan
  • Kategoritë:

    Marketing
  • Data e përfundimit:

    28-01-2024
///

Related Vacancies

Search all the open positions on the web. Get your own personalized salary estimate. Read reviews on over 30000+ companies worldwide.

IP - KOS SH.P.K.
Marketing Manager / Head of Mark...

🧾 PËRSHKRIM I PUNËSPozita: Marketing Manag...

13 Ditë Çagllavicë
AMRA PHARM SH.P.K.
Përfaqësues/e mjekësor

Kompania Amra Pharm SH.P.K.shpall konkurs ...

16 Ditë Pejë