Republika e Kosovës
Republika Kosova-Republic of Kosovo
Qeveria –Vlada-Government
MINISTRIA E ARSIMIT, SHKENCES, TEKNOLOGJISË DHE INOVACIONIT
AGJENCIA PËR ARSIM DHE AFTËSIM PROFESIONAL DHE ARSIM PËR TË RRITUR
AGENCIA ZA PROFESIONALNO OBRAZOVANJE I OSPOSOBLAVANJE I OBRAZOVANJE ZA ODRASLE
AGENCY FOR VOCATIONAL EDUCATION AND TRAINING AND ADULT EDUCATION
Nr: 621/1
Datë: 05.09.2022
SHPALLJE KONKURSI
Për regjistrimin e kandidatëve të gjeneratës së pestë për nivelin e 5-të, të kualifikimit “Asistent për fëmijë/nxënës me nevoja të veçanta arsimore” në: 1) Qendrën e Kompetencës – Ferizaj, 2) Qendrën e Kompetencës “Shtjefën Gjeçovi” – Prishtinë, 3) Qendrën Burimore “Përparimi” – Prishtinë, Qendrën Burimire “Lef Nosi” – Prizren, dhe Qendrën Burimore “ Nëna Terezë” në Mitrovicë për vitin shkollor 2022/2023
Për regjistrimin e kandidatëve për nivelin 5 sipas Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve (KKK), në Qendrën e Kompetencës në Ferizaj, për vitin shkollor 2022/2023, mund të konkurrojnë kandidatët, të cilët e kanë mbaruar arsimin e mesëm të lartë dhe janë më të vjetër se 18 vjeç.
Kandidatët të cilët e kanë mbaruar arsimin e mesëm jashtë Kosovës, obligohen ta bëjnë nostrifikimin, barasvlerësimin e diplomave dhe dëftesave në MAShTI dhe pastaj të konkurojnë për regjistrim.
Të drejtë aplikimi kanë:
Në këtë vit shkollor, kualifikimi do të ofrohet në 5 grupe – Qendrën e Kompetencës – Ferizaj, Qendrën e Kompetencës “Shtjefën Gjeqovi” – Prishtinë, Qendrën Burimore “Përparimi” – Prishtinë, Qendrën Burimore”Lef Nosi” – Prizren, dhe Qendrën Burimore “Nëna Terezë” në Mitrovicë. Baza e ofrimit të kualifikimit është Qendra e Kompetencës në Ferizaj si Institucion i akredituar nga PEARSON.
Të gjithë kandidatët të cilët me sukses e përfundojnë këtë kualifikim, do të pajisen me diplomë sipas standardeve të BTEC.
Kualifikimi për “Asistent për fëmijë/nxënës me nevoja të veçanta arsimore” zgjat një vit shkollor dhe vlerësohet me 1200 orë të Arsimit dhe Aftësimit Profesional.
Sigurimi i cilësisë së kualifikimit bëhët nga Institucioni prestigjioz britanik PEARSON. Të gjithë kandidatët të cilët pranohen për këtë kualifikim janë të obliguar që në afat prej 15 ditëve pasi të fillojnë ligjëratat, të paguajnë shumën prej 320 (treqind e njëzet ) Euro.
Kandidatët për të konkuruar për regjistrim në kualifikimin e nivelit 5, “Asistent për fëmijë/nxënës me nevoja të veçanta arsimore” duhet të paraqesin këto dokumente:
Paraqitja e dokumenteve bëhet prej datës 05 deri 16 shtator 2022.
Paraqitja e dokumenteve bëhet në Agjencinë për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsim për të Rritur. Adresa: Rruga “Agim Ramadani” 10000, Prishtinë, kati i tretë duke filluar nga ora 09.00-15.30.
Kandidatët do të ftohen për testim online përmes programit të Basic Check me datë 01.10.2022
Për vendin e mbajtjes se testimit do të njoftoheni përmes email-it.
Rezultatet e testit të kandidatëve shpallen në AAAPARr, Prishtinë me datën 07.10.2022 dhe dergohen me email të kandidatët.
Kthimi i dokumenteve (orgjinali), për kandidatët të cilët nuk janë pranuar do të bëhet prej datës 10 deri 14 tetor 2022, pas shpalljes së rezultateve.
Kandidatët e refuzuar në bazë të kritereve për regjistrim kanë të drejtë që brenda 24 orëve, nga koha e shpalljes së rezultateve të paraqesin ankesë në AAAPARr.
Kriteret e regjistrimit
Kandidatët që vlerësohen në bazë të rezultateve të testit Basic Check, do të pranohen sipas radhitjes të pikëve maksimale për secilën komunë.
Do të pranohen gjithsejt 125 kandidat për të gjitha komunat.
Me qëllim që secila komunë të mbulohet me kuadro të kualifikuara për këtë kualifikim, për këtë vit shkollor, MAShTI ka vendosur kuotat e pranimit të kandidatëve si në tabelën në vijim.
Nr | Komuna | Kuota | Nr | Komuna | Kuota | Nr | Komuna | Kuota |
1 | Prishtinë | 13 | 11 | Pejë | 6 | 21 | Suharekë | 5 |
2 | Podujevë | 4 | 12 | Istog | 3 | 22 | Malishevë | 3 |
3 | Fushë Kosovë | 5 | 13 | Klinë | 3 | 23 | Ferizaj | 6 |
4 | Obiliq | 3 | 14 | Deçan | 3 | 24 | Lipjan | 3 |
5 | Novo Bërdë | 1 | 15 | Gjilan | 10 | 25 | Shtime | 2 |
6 | Vushtrri | 4 | 16 | Gjakovë | 6 | 26 | Kaçanik | 4 |
7 | Mitrovicë | 10 | 17 | Rahovec | 2 | 27 | Hani i Elezit | 2 |
8 | Skenderaj | 3 | 18 | Prizren | 10 | 28 | Viti | 3 |
9 | Drenas | 3 | 19 | Dragash | 1 | 29 | Junik | 1 |
10 | Kamenicë | 4 | 20 | Mamushë | 1 | 30 | Shtërpcë | 1 |
Viti shkollor do të fillojë në nëntor 2022.
Tags: GJEJPUNE, masht, NJOFTIM, PRISHTINA, PRISHTINE, PUNE, qeveria, sektoripublik
Numri i pozitave:
1Lokacioni:
Mitrovicë, Fushë Kosovë, Obiliq, Podujevë, Prishtinë, Skenderaj, VushtrriKategoritë:
Institucione PublikePërvojë:
Pa përvojëKualifikim:
ProfesionalData e përfundimit:
29-09-2022