Mbikëqyrës i Merçandajzerëve

PËRSHRIM I VENDIT TË PUNËS

Pozita: Mbikëqyrës i Merçandajzerëve

Raporton: Menaxheri i Shitjeve

Departamenti: Departamenti i Shitjes

Kompania: Royal Beverage

Lokacioni: Gjilan, Kosovë

Paga: Konkurruese dhe në përputhje me përvojën

HYRJE:

Royal Beverage po kërkon një Mbikëqyrës të Merçandajzerëve për të udhëhequr dhe mbikëqyrur ekipin e merçandajzerëve tanë. Kandidati ideal duhet të ketë përvojë në menaxhimin e një ekipi dhe aftësi të forta organizative për të siguruar që produktet tona janë të pozicionuara dhe të prezantuara në mënyrë të shkëlqyer në të gjitha pikat e shitjes.

PËRGJEGJËSITË KRYESORE:

  • Mbikëqyrja dhe udhëheqja e ekipit të merçandajzerëve për të siguruar përmbushjen e standardeve të kompanisë.
  • Trajnimi dhe zhvillimi i merçandajzerëve për të përmirësuar performancën e tyre në vendin e punës.
  • Sigurimi që të gjitha produktet janë të ekspozuara në mënyrë të duhur dhe në përputhje me udhëzimet e markës.
  • Monitorimi i stoqeve dhe sigurimi që produktet janë të disponueshme në çdo kohë.
  • Mbledhja dhe analizimi i të dhënave të tregut për të identifikuar mundësi për rritje të shitjeve.
  • Krijimi dhe mirëmbajtja e marrëdhënieve të mira me klientët dhe menaxherët e dyqaneve.
  • Raportimi i performancës së ekipit dhe rezultateve të merçandajzingut tek Menaxheri i Shitjeve.

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA:

  • Diplomë e shkollës së mesme (preferohet diploma universitare në biznes ose marketing).
  • Përvojë e mëparshme në menaxhimin e ekipit të shitjeve ose merçandajzingut.
  • Aftësi të shkëlqyera organizative dhe vëmendje ndaj detajeve.
  • Aftësi të forta komunikuese dhe ndërpersonale.
  • Njohuri të mira të tregut dhe strategjive të merçandajzingut.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të marrë vendime të shpejta.

PROCESI I APLIKIMIT:

Kandidatët e interesuar ftohen të dërgojnë CV-në dhe një letër motivimi më së largu deri më date: 31.08.2024, duke përshkruar kualifikimet dhe përvojën e tyre në hr@royalbev.com . Ju lutemi përfshini " Mbikëqyrës i Merçandajzerëve - Royal Beverage" në subjektin e email-it.

Per me shume informata rreth kompanise sone, kliko ketu ne kete weblink http://www.royalbev.com

Job Information
  • Numri i pozitave:

    1
  • Lokacioni:

    Gjilan
  • Kategoritë:

    Menaxher/e
  • Data e përfundimit:

    15-09-2024
///

Related Vacancies

Search all the open positions on the web. Get your own personalized salary estimate. Read reviews on over 30000+ companies worldwide.

Petrol Company
Menaxher/e i/e Departamentit të ...

Email: resurset.humane@petrolcompany.biz

Ka skaduar Fushë Kos...
Unicron Shpk
Inxhinier i prodhimit, Inxhiner ...

Pozita : Inxhinier i prodhimitKompania ‘’U...

12 Ditë Pejë
Viva Fresh Store
Menaxher/e Marketi, Zv.Menaxher/...

Linku per aplikim: https://vivafresh-rks.c...

11 Ditë Gjilan