JURIST

KONKURS PËR PUNË

Kompania “ALMA” SH.P.K., shpall konkurs për pune.

POZITA E PUNËS: 

  • JURIST

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Përfaqëson kompaninë në të gjitha gjykatat e vendit, prokurori, përmbarues privat, inspektorat të punës, inspektorat të tregut dhe institucione tjera shtetërore dhe merr të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për mbrojtjen e interesave legjitime të kompanisë, duke paraqitur padi, përgjigje në padi, ankesa, propozime për përmbarim, prapësime, përgjigje në prapësime, kundërshtime, kallëxime penale dhe të tjera;
  • Përgatitë kontrata të punës, vendime të pushimeve, vendime për shqiptimin e masave disiplinore, vendime për ndërprerje të marrëdhënies së punës, e të tjera;
  • Përgatitë  kontrata komerciale dhe kontrata të tjera në lidhje me afarizmin e kompanisë;
  • Përgatitë të gjitha aktet e brendëshme të Kompanisë dhe harmonizimin e tyre me ligjet e aplikueshme në Kosovë;
  • Dhënien e këshillave ligjore dhe opinioneve të kërkuara nga menaxhmenti;
  • Të sigurojë mbështetje ligjore për të gjitha projektet e kompanisë;
  • Kryen edhe punë të tjera profesionale në përputhje me vendin e punës me urdhër të personit përgjegjës sipas nevojës aktuale të paraqitur.

Kualifikimet dhe kriteret e nevojshme:

  • Shkathtësi të shkëlqyera komunikative, organizative dhe analitike;
  • Etikë në punë dhe integritet të lartë;
  • Shkathtësi për menaxhim të punës nënpresion;
  • Shkollim i lartë juridik, grada Bachelor ( përparësi me Master);
  • Njohja e punës me kompjuter;
  • Njohja e gjuhës angleze përparësi;
  • Patent shofer kategoria B, e domosdoshme;
  • Përvojë pune minimum tre (3) vite. 

Aplikimi duhet të bëhet vetëm online duke dërguar CV-në tuaj, në e-mail adresën: zulfisaiti@alma-m.com.mk

Në subjekt le të shenohet pozita që aplikoni.

Data e publikimit: 07.07.2022

Data e mbylljes së publikimit: 15.07.2022

Job Information
  • Numri i pozitave:

    1
  • Lokacioni:

    Lipjan
  • Kategoritë:

    Biznes dhe Menaxhment
  • Përvojë:

    Pa përvojë
  • Kualifikim:

    Bachelor
  • Data e përfundimit:

    15-07-2022
///