Pozicioni: Specialist i Mediave Sociale dhe Online Marketing - Qyteti Shkoder
Famiko Group është një kompani me qendër në Shkodër e cila është përgjegjës për planifikimin, menaxhimin, konsulencën strategjike për aktivitete që operojnë në fushën e marketing, të shërbimit taksi, fasoneri, ndërtim dhe ndërmjetësim shitblerje imobiliare.
Famiko Group është në kërkim të një specialisti i cili krijon përmbajtje në rrjetet sociale, mbikëqyr ndërveprimet kompanisë me publikun, analizon të dhënat, monitoron, ekzekuton dhe mat praninë e kompanisë dhe shërbimeve apo produkteve në platformat e mediave sociale.
Detyrat dhe përgjegjësitë e punës:
- Hartimi dhe ekzekutimi i strategjisë marketing në rrjetet sociale
- Menaxhimi i rrjeteve sociale te kompanise (Facebook,Instagram,Tik Tok, Website)
- Monitorimi i përformancës së përmbajtjes të publikuar në rrjetet sociale nëpërmjet treguesve, KPI të ndryshëm
- Zhvillimi dhe zgjerimi aktiviteteve të komunitetit internet dhe/ose të influencer
- Përpilimi i raporteve që tregojnë rezultatet
- Vëzhgon tendencat e mediave sociale dhe informon drejtuesit e kompanisë për ndryshimet e rëndësishme në lidhje me aktivitetet marketing
Profili i kandidatit:
- Njohuri dhe aftësi në fushën e marketing
- Eksperiencë në menaxhimin e rrjeteve sociale
- Preferohet njohuri dhe eksperiencë në Google Analytics
- Njohuri të përgjithshme mbi optimizimin e motorëve të kërkimit
- Përvojë në identifikimin e audiencës të synuar si dhe kujdes për fushatat marketing për të tërhequr vëmendjen e tyre
Dërgoni CV tuaj në: info@famiko.al