Menaxher i Përgjithshëm, Agjent i Shitjes
UNIK Tape & TECH Prishtinë

KONKURS PUNE

“Unik Tape &Tech “shpk , është në kërkim të një Menaxheri të Përgjithshëm për te menaxhuar operacionet e kompanisë dhe te një Agjenti te shitjes .

  1. Pozicioni: Menaxher i Përgjithshëm

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Planifikimi, koordinimi dhe udhëheqja e të gjitha aktiviteteve operative të kompanisë.
  • Menaxhimi i ekipit të punës dhe sigurimi i një ambienti të punës efektiv dhe motivues.
  • Zhvillimi dhe zbatimi i strategjive të shitjes, marketingut dhe zhvillimit të produkteve.
  • Monitorimi i financave dhe raportimi i rregullt për performancën financiare të kompanisë.
  • Bashkëpunimi me departamentet e ndryshme për të siguruar një funksionim të përkryer të biznesit.
  • Identifikimi dhe shfrytëzimi i mundësive të reja për rritje dhe zhvillim të biznesit.

Kualifikimet dhe Profili i Kërkuar:

  • Përvojë e vlefshme dhe sukses në menaxhim apo shitje së paku 3 vite.
  • Aftësi të shkëlqyera udhëheqëse, komunikuese dhe organizative.
  • Arsim i lartë në fushën e biznesit, menaxhimit, ose një fushë të ngjashme.
  • Aftësi për të punuar në një mjedis dinamik.
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze, si dhe të gjuhëve të huaja është një avantazh.

Oferta dhe Avantazhet:

  • Paga bazë dhe bonuse bazuara ne performancë .
  • Ambient pune i këndshëm dhe sfidues.

Vendi i Punës: “ Unik Tape &Tech “ në Fushë Kosovë .

  1. Agjent i shitjes

Përshkrimi i Punës: Agjent i shitjes për të zgjeruar praninë tonë në tregun lokal dhe rajonal

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Zhvillimi i një marrëdhënie të fortë dhe të besueshme midis klientëve kryesorë dhe kompanisë;
  • Kuptimi plotë i nevojave dhe kërkesave kryesore të klientit;
  • Zgjerimi i marrëdhënieve me klientët ekzistues dhe sjelljen e klientëve të rinj;
  • Sigurimi që produktet dhe shërbimet e duhura u janë dorëzuar klientëve në kohën e duhur;
  • Të shqyrtojë dhe zgjidhë çdo çështje apo ankesë të klientët;
  • Gjenerimi I shitjeve të reja dhe bashkëpunimi me ekipin e shitjes për të maksimizuar fitimin
  • Përgatit raporte të rregullta për performancen dhe parashikimet e shitjeve tek mbikëqyrësi i tij.

Kualifikimet e Kërkuara:

  • Përvojë e mëparshme në shitje - preferohet.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi, negocimi dhe ndërtimi të marrëdhënieve.
  • Përvoja në analizimin e tregut dhe identifikimin e mundësive të reja për shitje.

Bonuset dhe Përfitimet:

  • Paga baze dhe Bonuse të bazuara në performancë , Shitësi do të kenë mundësi për të fituar bonuse tërheqëse për çdo projekt që mbyllet me sukses nga kontaktet e tyre.

Të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë CV-në e-mail adresën: info@uniktape.de

Job Information
  • Numri i pozitave:

    2
  • Lokacioni:

    Prishtinë
  • Kategoritë:

    Shitje, Menaxher/e
  • Data e përfundimit:

    01-07-2025
///

Related Vacancies

Search all the open positions on the web. Get your own personalized salary estimate. Read reviews on over 30000+ companies worldwide.

Crewit Resourcing
Junior Sales Administrator (7)

Junior Sales AdministratorWe are looking f...

2 Ditë Prishtinë
InfoSoft Office
Agjent të shitjes (2)

Rruga Tahir Zajmi,pn. Prishtinë (objekti i...

6 Ditë Prishtinë
Butrinti Group
Shitës ambulantiv (4), Arkatare ...

Butrinti Group shpalle vende pune

9 Ditë Prishtinë