Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 34 (2 dhe 3) dhe Rregullores (QRK) NR. 16/2020 për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, Nenet: 7 dhe 9, Komuna Drenas shpall:
Konkurs
Pranim
Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.
Kryerjen e punëve dhe aktiviteteve lidhur me funksionimin e sektorit të mirëqenies sociale, përfshirë edhe banimin social;
Lëshuarja e vërtetimeve të natyrave të ndryshme sipas kërkesave të palëve ;
Shqyrtimi i projekteve me donator për ndihmë familjeve skamnore, pa strehë, nxjerrja e raporteve për punë të kryera.
Pranimi i kërkesave për qështjen e strehimit, evidenca e përfituesve dhe jo përfituesve tëkërkesave për qështjen e strehimit dhe pranimi i ankesave lidhur me qështjen e strehimit;
Përcjellja e lëndëve të lëmive të ndyshme në Arkivë dhe klasifikimi i tyre;
Të ofrojë përkrahje administrative dhe teknike për stafin Profesional dhe Drejtues të drejtorisënë kryrjen e punëve brenda afateve kohore të caktuara;
Koordinimi i aktiviteteve dhe obligimeve lidhur me shërbimet sociale;
Kryen detyra tjera në përputhje me ligjet dhe rregullorët aktuale të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe.
2. Kërkesat e përgjithshme për pranim
Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij ligji.
3. Kërkesat e përgjithshme formale
Arsimimi i kërkuar: Diplomë/a të studimeve universitare me të paktën 180 kredi/ ECTS Administratë Publike, Shkenca Politike apo ekuivalente me to.
Përvoja e punës e kërkuar: Nuk kërkohet.
4. Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme
Njohuri profesionale specifike në fushën përkatëse të punës, të fituar përmes arsimimit dhe trajnimeve bazike;
Aftësi për të kuptuar dhe zbatuar praktikat operative për të përmirësuar efikasitetin;
Njohuri lidhur me procedurat standarde administrative/teknike në një fushë të caktuar;
Aftësi për të punuar me vet-iniciativë në kuadër të planeve dhe procedurave të përcaktuara;
Shkathtësi të mira të komunikimit, përfshirë aftësinë për të dhënë udhëzime dhe përcjellë informata tek të tjerët;
5. Pozitat aktualisht të lira
Kodi
Nr. i Referencës
Titulli i pozitës
Klasa e pozitës
Koeficienti
Institucioni
Organizata/Vendi i punës
RPC0003403
RN00009676
Zyrtar për Mirëqenie Sociale 1
Profesional 3
6
Komuna Drenas
Sektori i Mirëqenies Sociale/Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenje Sociale
6. Mënyra e aplikimit
Përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)
7. Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim
Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore (personat që kanë diplomuar jashtëKosovës duhet të kenë diplomat e nostrifikuara nga Ministria e Arsimit);
Kopjet e dëshmisë së punësimit;
Kopjet e dëshmisë së trajnimeve;
Kopjet e dokumentit personal (letërnjoftim ose pasaportë);
Dokumenti që nuk jeni denuar me vendim të formës së prerë (lëshuar nga Gjykata Themelore)
8. Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve
Testimi me shkrim
Vlerësimi i biografisë
Intervistë
9. Fusha e njohurive, cilësive dhe aftësive që do të vlerësohen
Shkathtësi të lartë në realizimin e objektivave të palnifikuara;
Njohuri të mira të mirëqenia sociale;
Të jetë i përgaditur për të punuar nënpresion;
Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (Word, Excel, Power Point, Access),
10. Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët
Përmes email dhe portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)
11. Shpallja e rezultateve përfundimtare
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.
Të dhëna shtesë:
Secili kandidat i suksesshëm nga konkursi për pranim mund të emërohet në shërbimin civil vetëm në pozitën në të cilën i përmbush kërkesat e përgjithshme formale (Kredi/ECTS) sipas konkursit për lëvizje brenda kategorisë.
Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj.
Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura.
Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen