KONKURS
Clastertech Sh.p.k ka filluar punën në Kosovë nga viti 2010 dhe që nga viti 2020 ka hapur filialen edhe në Shqipëri.
Qëllimi i kompanisë tone është to ofrojë shërbime dhe produkte të kualitetit të lartë. Duke parë trendin e rritjës në fushën e IT-së Clastertech synon të rritë kapacitetet teknike.
Nëpërmjet një stafi të kualifikuar, kompania synon të ofrojë një shërbim sa më cilësor duke plotësuar të gjithë kërkesat e klientëve
Clastertech Sh.P.K. shpall konkurs për Asistent/e Administrativ/e:
Pozicioni: Asistent/e Administrativ/e;
Lokacioni: Prishtinë;.
Kontrata: Sipas Ligjit të Punës
Aplikimet mbyllen: 06.12.2023
Numri I pozitave: 2 persona
PËRSHKRIMI I PUNËVE:
- Të ketë njohuri solide për dokumente administrative.
- Të ketë njohuri solide rreth procedurave te prokurimit.
- Njohuri e mirë e gjuhës angleze shkrim dhe lexim.
- Eksperienca në punë të njëjtë apo të ngjashme është përparësi.
- Te kete aftësi komunikimi të mira me klientët, koleget, partnerët.
- Të menaxhojë dhe të koordinojë me të gjithë dokumentacionin përkatës administrativ në mënyrë të pavarur dhe / ose në bashkëpunim me sektorë të tjerë brenda kompanisë.
- Të përcjellë dhe të kryejë në mënyrë të vazhdueshme trajnimet dhe certifikimet e nevojshme që kanë të bëjnë me veprimtarinë e kompanisë.
- Të raportoj tek menaxhmenti .
- Pëgaditë dhe siguron dokumentacionin e kërkuar për prezantimin e projekteve të kompanisë.
- Të bashkëpunoj në menyrë efektive me anëtaret e ekipit për të adresuar problemet dhe sfidat.
Kualifikimet dhe kompetencat kyçe të nevojshme:
- Të ketë njohuri dhe interesim në fushën e produkteve të IT-së .
- Të ketë njohuri solide për dokumente administrative.
- Aftësi të shkëlqyeshme organizative dhe kujdes i shtuar në detaje.
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi me shkrim dhe verbal.
- Aftësi në MS Office (në veçanti MS Excel dhe MS Word ,Outlook)
- Përmbushje e detyrave në afat dhe me përgjegjësi edhe ne momentet kur niveli i stresit dhe presioni është me i lartë.
- Clastertech ofron mundësi te zhvillimit të stafit.
Puna ekipore
- Prej të punësuarit në Clastertech-it kërkohet që të bashkëpunoj me kolegët për ti realizuar synimet e ndërmarrjes;
- Të jetë i gatshëm të mësoj prej të tjerëve;
- Të vendosë agjendën e ekipit para agjendës personale;
- Të veproj në përputhje me vendimet e ekipit, edhe në rastet kur vendimet e tilla nuk e reflektojnë plotësisht pozicionin personal;
- Të pranon dhe ndanë përgjegjësinë me ekipin;
- Dhe në përgjithësi të adaptohet në punë ekipore.
Për të aplikuar për këtë pozitë, ju lutem dergoni CV-në si dhe dokumentacionin përkatës shtesë të cilat e dëshmojnë vërtetësinë e kualifikimit tuaj në e-mail adresën: hr@clastertech.com