Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 34 (2 dhe 3) dhe Rregullores (QRK) NR. 16/2020 për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, Nenet: 7 dhe 9, Agjencia për Ndihmë Juridike Falas shpall:
Konkurs
Pranim
Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.
Ofron ndihmë juridike falas, aplikuesve të kualifikuar, në lëmin: civile, administrative, penale dhe kundërvajtëse, nëpërmjet: këshillave Juridikepërpilimit te parashtesave dhe shkresave, pranimit te ankesave, kundër vendimeve për refuzimin e ndihmës juridike falas, duke e dorëzuar tenjëjtën Komisionit për ankesa.
Ofron ndihmë juridike falas të menjëhershme, nëpërmjet telefonit, personave të arrestuar apo të ndaluar në polici, edhe pas orarit te punës (brenda 24 orëve).
Angazhon avokatet nga lista e avokateve të ofruar nga OAK, njëkohësisht përcjell ecurinë e lëndës,
Nxjerr vendime lidhur me aprovimin apo refuzimin e ndihmës juridike falas,
Bashkëpunon me institucionet relevante lidhur me ofrimin e ndihmës juridike falas
Kryen hulumtime dhe analiza lidhur me ofruesit dhe përfituesit e ndihmës juridike falas dhe prezanton rekomandimet nga të gjeturat hulumtuese,
Kujdeset për respektimin e të gjitha afateve ligjore në pajtim me legjislacionin në fuqi të Republikës se Kosovës.
Mban evidencë, ruan dhe arkivon lëndët e përfituesve të ndihmës juridike falas,
Përpilon raporte të rregullta për mbikëqyrësin e drejtpërdrejtë, dhe kryen detyra tjera në përputhje me mandatin ligjor.
2. Kërkesat e përgjithshme për pranim
Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij ligji.
3. Kërkesat e përgjithshme formale
Arsimimi i kërkuar: Diplomë/a të studimeve universitare, Fakulteti Jurdike me të paktën 180 kredi/ECTS apo ekuivalente me to.
Kualifikime të posaçme formale:
Përvoja e punës e kërkuar: Së paku 2 (dy) vite përvojë punenë fushën për të cilën zhvillohetprocedura për plotësimin e pozitës së lirë të punës.
4. Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme
Njohuri të thellë dhe të specializuar në fushën e legjislacionit dhe hartimin e akteve nënligjore
Njohuri te ligjevedhe rregulloreve te aplikueshme
Shkathtësi ne komunikim planifikim të punës koordinimi eventual i personelit në nivel administrativ
Shkathtësi hulumtuese analitike vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale
Shkatrhtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Exel, Power Point, Access)
5. Pozitat aktualisht të lira
Kodi
Nr. i Referencës
Titulli i pozitës
Klasa e pozitës
Koeficienti
Institucioni
Organizata/Vendi i punës
RPC0003094
RN00009352
Zyrtar Ligjor 2
Profesional 2
7
Agjencia për Ndihmë Juridike Falas
Zyra Rajonale për Ndihmë Juridike Falas-Skenderaj/Skënderaj
6. Mënyra e aplikimit
Përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)
7. Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim
Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore
Kopjet e dëshmisë së punësimit
Kopjet e dëshmisë së trajnimeve
Kopje të vlerësimeve të punës për dy vitet e fundit
Dokument që dëshmon se nuk keni ndonjë masë disiplinore që nuk është shuar ende
Certifikatën nga evidenca e personave kundër të cilëve është duke u zhvilluar procedura penale dhe personave të dënuar, nga gjykata kompetente
8. Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve
Testimi me shkrim
Vlerësimi i biografisë
Intervistë
9. Fusha e njohurive, cilësive dhe aftësive që do të vlerësohen
Njohuri të plotë dhe të specializuara në fushën profesionale specifike
Nivel të lartë të njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësit;
Njohuri të mira metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike dhe në marrjen e vendimeve;
Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës;
Aftësi për të bërë gjykime profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave;
Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqesuar.
10. Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët
Përmes email dhe portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)
11. Shpallja e rezultateve përfundimtare
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.
Të dhëna shtesë:
Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj.
Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura.
Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen