Në pajtim me nenin 38 të Ligjit nr. 03/L-209 për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Paneli për përzgjedhjen e anëtarit joekzekutiv të Bordit të BQK-së, publikon:
Shpallje
Për plotësimin e një (1) pozite të anëtarit joekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës
Profili i kërkuar:
Emërimi do të jetë për një mandat pesë vjeçar duke filluar nga data e emërimit.
Lista e kandidateve që kualifikohen nga ana e Panelit do t’i dërgohet Kuvendit të Republikës së Kosovës, i cili do të përzgjedh një individ.
Miratimi dhe emërimi për këtë pozitë do të bëhet nga Presidenti i Republikës së Kosovës në pajtim me nenin 84 paragrafi 27, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe nenin 38 paragrafi 2 të Ligjit nr. 03/L-209 për BQK-në.
Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë një CV me detaje dhe një letër motivuese përmes email adresës vijuese: paneli@bqk-kos.org ose në dorë në zarf të mbyllur në arkivin e BQK-së, Rruga Garibaldi nr. 33 në Prishtinë, ose përmes postës në adresë të BQK-së: Banka Qendrore e Republikës se Kosovës (shënim: për pozitën e anëtarit joekzekutiv të Bordit të BQK-së), Rruga Garibaldi nr. 33,10000 Prishtinë, Kosovë.
Afati për aplikim ështëderi më 28 tetor 2022.
Vetëm kandidatët e të cilëti plotësojnë kushtet e konkursit do të thirren për intervistë.
Numri i pozitave:
1Lokacioni:
PrishtinëKategoritë:
Institucione PublikePërvojë:
labels.5_plus_experoenceData e përfundimit:
28-10-2022