Drejtor i Shitjes
Artmotion Prishtinë

Artmotion është lider në tregun e telekomunikacionit dhe medias në Kosovë, duke ofruar shërbime të avancuara të televizionit kabllor dhe internetit me shpejtësi të lartë. Si shpërndarës i përmbajtjeve ekskluzive dhe inovative, Artmotion zotëron 19 kanale televizive që përfshijnë sport, filma, argëtim, edukim dhe format më të ndjekura të reality show-ve, si Big Brother VIP Kosova dhe Albania.

Për të fuqizuar më tej performancën dhe strategjinë tonë tregtare, jemi në kërkim të një drejtuesi dinamik dhe me vizion për pozitën:

Drejtor i Shitjes

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Harton dhe zbaton strategjinë e shitjes në përputhje me objektivat e kompanisë.
  • Menaxhon dhe udhëheq ekipin e shitjes duke vendosur objektiva të qarta dhe duke mbikëqyrur performancën e tyre.
  • Analizon tregun, identifikon mundësitë e reja të rritjes dhe zhvillon plane për zgjerim të bazës së klientëve.
  • Bashkëpunon ngushtë me departamentin e marketingut dhe shërbimit ndaj klientit për të koordinuar fushatat promocionale dhe përmirësimin e përvojës së klientit.
  • Raporton në mënyrë të rregullt tek menaxhmenti i lartë mbi performancën e shitjes, treguesit kyç (KPIs) dhe trendet e tregut.
  • Zhvillon marrëdhënie afatgjata me klientët kryesorë dhe partnerët strategjikë.

Kualifikimet dhe Aftësitë:

  • Diplomë universitare në Menaxhim Biznesi, Marketing, Ekonomi ose fusha të ngjashme.
  • Të paktën 3-5 vite përvojë relevante në menaxhimin e shitjeve, përvojë në sektorin e telekomit është avantazh.
  • Aftësi të shkëlqyera drejtuese, komunikimi dhe motivimi të ekipit.
  • Njohuri të avancuara mbi strategjitë e shitjes, analizën e tregut dhe ndërtimin e planeve operative.
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze dhe përdorimit të platformave CRM.
  • Orientim drejt rezultateve dhe përkushtim ndaj objektivave të kompanisë.

Çfarë ofron Artmotion:

  • Ambient dinamik dhe profesional të punës.
  • Pagë konkurruese dhe benefite të tjera.
  • Sigurim shëndetësor.
  • Shujtë ditore të mbuluar nga kompania.
  • Trajnime të vazhdueshme dhe mundësi zhvillimi.
  • Ekip mbështetës dhe ambient motivues për punë.
  • Mundësi për zhvillim të karrierës dhe përfshirje në projekte strategjike.

Si të aplikosh:

Dërgo:

  • CV-në
  • Letrën motivuese
  • Referenca apo dëshmi pune (nëse i posedon)

Email: hr@artmotion.net
Afati i fundit për aplikim: 06 gusht 2025, ora 16:00
Subjekti i email-it: Drejtor i Shitjes

Eja ndërto karrierën tënde aty ku talenti shpërblehet dhe suksesi festohet.

Artmotion – më shumë se një kompani, një vend ku rritesh bashkë me ekipin.

Job Information
  • Numri i pozitave:

    1
  • Lokacioni:

    Prishtinë
  • Kategoritë:

    Shitje
  • Data e përfundimit:

    06-08-2025
///

Related Vacancies

Search all the open positions on the web. Get your own personalized salary estimate. Read reviews on over 30000+ companies worldwide.

MEDRUPLAST
Operator Makine - Punëtorë në re...

Operator Makine - Punëtorë në repartin e p...

21 Ditë Obiliq
Crewit Resourcing
Junior Sales Administrator (7)

Junior Sales AdministratorWe are looking f...

2 Ditë Prishtinë
InfoSoft Office
Agjent të shitjes (2)

Rruga Tahir Zajmi,pn. Prishtinë (objekti i...

6 Ditë Prishtinë