Departamenti i Stabilitetit Financiar dhe Analizave Ekonomike dhe Hulumtimeve
Divizioni:
I raporton:
Divizioni i Stabilitetit Financiar Udhëheqësit të Divizionit të Stabilitetit Financiar
Përmbledhje e detyrave dhe përgjegjësive:
Përpunon dhe analizon të dhëna duke përdorur metoda dhe mjete të avancuara statistikore për të identifikuar trende dhe rreziqe që mund të ndikojnë në stabilitetin financiar, duke siguruar saktësinë, qëndrueshmërinë dhe besueshmërinë e tyre për marrjen e vendimeve
Menaxhon dhe administron kornizat e brendshme të vlerësimit të rreziqeve sistemike, përfshirë kornizën e stres-testit makroprudencial,
Hulumton dhe propozon mjete, korniza dhe mekanizma për analizimin e të dhënave dhe vlerësimin e rreziqeve financiare, si dhe kontribuon në përcaktimin e kërkesave për të dhënat e nevojshme, përfshirë mbledhjen, përpunimin dhe organizimin e tyre për proceset e hulumtimit;
Rekomandon dhe kontribuon në çështje të ndryshme me relevancë për fushën e stabilitetit financiar dhe proceset e punës në departament;
Mbështetë bashkëpunimin e nevojshëm me të gjitha palët relevante përkitazi me çështjet e stabilitetit financiar, përfshirë dhe Komitetin Këshilldhënës të Makroprudencës;
Përmbush detyra tjera në bazë të kërkesës së mbikëqyrësit.
Kualifikimet dhe përvoja e kërkuar:
Të ketë të kryer fakultetin e ekonomisë dhe financave, matematikës financiare, shkencave kompjuterike ose shkencën e të dhënave (data science); preferohet diploma Master.
Të ketë së paku dy (2) vite përvojë pune profesionale në sektor financiar ose përvojë në fushën e ekonomisë e që ndërlidhet me përgjegjësitë e funksionit/departamentit
Kërkohen aftësi të shquara analitike dhe interpretim/analizim të të dhënave;
Kërkohet të demonstroj aftësi të shquara të komunikimit verbal dhe me shkrim, dhe prezantimit tek mbikëqyrësi dhe palët tjera;
Aftësi për të punuar në mënyrë efektive në ekip; aftësi në menaxhimin e kohës lidhur me kompletimin dhe cilësinë e detyrave të punës; aftësi për të punuar në mënyrë efektive me mbikëqyrësin dhe ekipin; aftësi të punuarit, diskutimit dhe bindjes me palët e jashtme;
Shkathtësi të mira statistikore/ekonometrike dhe njohuri të programeve për përpunimin dhe analizim të të dhënave;
Aftësi të caktimit të prioriteteve të punës dhe të përmbushjes së afateve;
Njohja e shkëlqyeshme e gjuhës angleze paraqet përparësi.
Të gjithë kandidatët duhet të dërgojnë dokumentet e mëposhtme:
Formularin zyrtar të BQK-së për aplikim;
Letrën përcjellëse (motivuese) ku theksohet interesimi dhe përshtatshmëria për këtë pozitë;
Dëshmi mbi përvojën e punës
(kopjet e kontratave ose vërtetimeve nga punëdhënësi
ose dokumente tjera relevante që shërbejnë për të dëshmuar pozitën e mbajtur dhe
përvojën e punës, pa cenuar aktet relevante për mbrojtjen e të dhënave personale);
Raportin nga Fondi për Kursime Pensionale i Kosovës (Trusti)
për periudhën përkatëse, apo vërtetimin tatimor nga Administrata e Tatimore (ATK) kur raporti nga
Trusti nuk aplikohet ligjërisht;
Kopjet e diplomave, ndërsa diplomat e fituara jashtë Republikës së Kosovës duhet të jenë të njohura /nostrifikuara zyrtarisht nga ana e MASHT-it;
Dëshmi mbi identitetin/kopja e letërnjoftimit që shërben për të vërtetuar shtetësinë e Kosovës.
Procedura e aplikimit:
Afati i fundit për aplikim është 28 korrik 2025.
Aplikimi mund të bëhet online (https://hris.bqk-kos.org) përmes faqes zyrtare të BQKsë ose përmes arkivit të BQK-së. Format tjera të aplikimit nuk do të merren parasysh.
Formën e aplikacionit mund ta shkarkoni përmes faqes zyrtare : www.bqk-kos.org