Oficer Patrollues (4), Operator i Mbikëqyrjes Elektronike (3), Roje për Shhërbime Themelore të Sigurisë (7)
Henderson Asset Protection LLC Prishtinë, Podujevë, Fushë Kosovë

Henderson Asset Protection LLC

Në kuadër të zgjerimit dhe standartizimit të shërbimeve, Kompania Henderson Asset Protection LLC shpallë konkurs për pozitat e poshtëcekura:

  1. Oficer Patrollues (4 vende pune) - Prishtinë
  2. Operator i Mbikëqyrjes Elektronike (3 vende pune) – Prishtinë
  3. Roje për Shhërbime Themelore të Sigurisë ne qytetet e poshtë cekura:
    • Prishtinë (4 vende pune)
    • Fushë Kosovë (2 vende pune)
    • Podujevë (1 vende pune)

Kriteriumet e kërkuara për pozitat e lartëcekura janë si më poshtë:

  1. Letërnjoftimi valid (kopje)
  2. Diploma e shkollës së mesme (kopje)
  3. Vërtetimi nga Policia për verifikim të kaluarës kriminale (origjinale – jo më të vjeter se 6 muaj)
  4. Vërtetimi nga Gjykata që nuk jeni nën hetime (origjinale – jo më të vjeter se 6 muaj)
  5. Çertifikaten e Aftësisë së Veprimit- nga Qendra për Punë dhe Mirëqenie Sociale (origjinale – jo më të vjeter se 6 muaj)
  6. Çertifikata Mjekësore per Pune (origjinale – jo më të vjeter se 1 vit), ky dokument kërkohet në procedurat e mëvonshme të regrutimit,
  7. 2 Fotografi (te madhësisë së pasaportës)
  8. Licencën e punës nga Ministria e Punëve të Brendshme MPB (kopje nëse e posedoni)

Kandidatët e interesuar duhet që personalisht të paraqiten në zyrën e Burimeve Njerzore ne adresen: Rr.Ekrem Rexha Nr.27 Laxhja Arberia (ish Dragodan) Prishtinë nga e Hëna deri te Premten (Ditëve të Punës) prej ores 09:00 – 15:30, për informata shtesë mund të kontaktoni në Numrin: 038/243-958.

Vetëm kandidatët të cilët hyjnë në rrethin e ngushtë do të ftohen për procedura të mëtutjeshme.

Henderson Asset Protection LLC është punëdhënës me mundesi te barabarta per te gjithë dhe ne përputhëshmëri me Ligjin e Punes të Kosoves Nr.03/L-212, Neni 8 pika 2.

Job Information
  • Numri i pozitave:

    14
  • Lokacioni:

    Prishtinë, Podujevë, Fushë Kosovë
  • Kategoritë:

    Sigurim Fizik
  • Data e përfundimit:

    28-09-2023
///

Related Vacancies

Search all the open positions on the web. Get your own personalized salary estimate. Read reviews on over 30000+ companies worldwide.

Banja e Kllokotit
Vende Pune (110)

KONKURS PUNEPërshkrimi i Kompanisë:Spitali...

2 Ditë Kllokot