BASHKËPUNËTOR PËR ZYRËN NACIONALE TË SOS Fshatrave të Fëmijëve
Kosovë Pozita: Asistent i Drejtorit Nacional/ Asistent Administrativ për Zyrën NacionaleM/F
SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë është një organizatë joqeveritare për zhvillim social, e cila është aktive në fushën e të drejtave të fëmijëve duke i mbështetur nevojat e tyre, që nga viti 1999. Ne krijojmë familje për fëmijë pa përkujdesje prindërore, dhe u ndihmojmë atyre që ta formësojnë të ardhmen e tyre dhe marrim pjesë në zhvillimin e komuniteteve të tyre. Për të përmbushur këtë përgjegjësi, ne po kërkojmë kandidat/e të përkushtuar për pozitën e Asistent i Drejtorit Nacional / Asistent Administrativ për Zyrën Nacionale.
QËLLIMI I POZITËS
Asistenti i Drejtorit Nacional / asistenti administrativ është përgjegjës per menaxhimin e të gjitha çështjeve administrative ditore si dhe administrimin e dokumentacionit të procedurave admistrative sipas rregullave dhe procedurave të vendosura në Rregulloret e organizatës.
Mbështetë Drejtorin Nacional dhe bashkëpunëtorët tjerë relevant në punët e përditshme, ne mbajtjen e
korrespondencave dhe organizimin e takimeve, duke siguruar mbarëvajtjen e çështjeve administrative për Zyrën Nacionale.
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË KRYESORE
- Mbështetë Drejtorin Nacionalne çështjet e përditshme administrative;
- Mbështetë Drejtorin Nacional në përgaditjen e dokumenteve dhe raporteve të ndryshme që kanë të bëjnë me veprimtarinë së Fondacionit;
- Të ndihmojë drejtorin në mbledhjet ekipore dhe komunikim me personelin, përfshirë përgaditjen e agjendës dhe procesverbalit të takimit)
- Është përgjegjës për administrimin e korrespondencës në Zyrë Nacionale dhe sigurohet për të trajtuar atë në kohë dhe për të prezantuar te Drejtori Nacional.
- Përgjegjës për organizimin e punës në zyrë, administrimin e dokumentacionit, përfshirë dokumentimin dhe arkivimin e dosjeve ,regjistrin e shpenzimeve të zyrës, etj.
- Përgjegjës për organizimin dhe mbarëvajtjen e takimeve të organizuara nga Zyra Nacionale
- Përgjegjës për korrespondencë efektive me partnerët dhe donatorët.
- Siguron mirëvajtjen e shpenzimeve të imta të Zyrës Nacionale dhe regjistrimin e tyre në regjistër.
- Të mbajë librin e arkës të azhurnuar aktual dhe të mbajë arkën nën mbikqyrjetë Shefit te Kontabilitetit
- Mirëmbanë sistemin e kontabilitetit duke menaxhuar paratë e gatshme (cash) në Zyrën Nacionale, transaksionet e përditshme financiare, duke përgatitur urdhërpagesa dhe pagesa lidhurme transaksionet e kryera të arkës si rezultat e mbajtjes së Petty cash.
- Përgatitë regjistrin e arkëssë parave te gatshme për Zyrën Nacionale.
- Bën pranimin e faturave nga furnitorët konform ligjit ne fuqi dhe dorëzon tutje tek departamenti i financavepër pagese.
- Siguron furnizimin e rregullt me materiale shpenzuese në Zyrë Nacionale, nëpërmes furnitorëve të kontraktuar nga SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë dhe bën blerjet e nevojshme për organizimin e takimeve dhe aktiviteteve të Zyrë Nacionale.
- Përgjegjës për administrimin, mbajtjen dhe azhurnimin e inventarit në Zyrë Nacionale
- Realizon telefonatat dhe mirëpret të ftuarit në Zyrën Nacionale.
- Në mungesë të Zyrtarit të prokurimit, administron dokumentacionin si dhe procedurat e prokurimit sipas
rregullave të procedurave të vendosura në manualin financiar0 - Kryen punet logjistike në kuadër të Zyrës Nacionale, bashkëpunon ngushtë dhe u asiston të gjithe punonjesve të Zyres Nacionale.
- Ofron mbështetje në bashkërendimin dhe zbatimin e punëve administrative gjatë procedurave të rekrutimit.
KRITERET E NEVOJSHME:
- Diplomë universitare në fushën e administrim / menaxhim biznesi, administrate publike, ekonomi, juridik ose të ngjashme
- Se paku 3 vite pervoje pune në administratë (e preferueshme përvoja në OJQ)
- Njohuri baziken ë financa / çështje administrative
- Njohuri të gjuhës angleze
- Njohuri të shkëlqyeshme të punës me kompjuter
- Shkathtësi të shkëlqyeshme të komunikimit me gojë dhe me shkrim
- Gatishmëri të identifikohet me vizionin, misionin dhe vlerat e SOS Fshatrave të Fëmijëve
NE OFROJMË
- Ambient mbështetës të punës
- Mundësi për zhvillim dhe ngritje profesionale
- Angazhim afatgjatë dhe të sigurte
Orari i punës
- 40 orë në javë
SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë punonjësit & aplikantët e kualifikuar pavarësisht nga mosha, raca, gjinia, origjina, përkatësia apo statusi martesor. Ne i përmbahemi të gjitha ligjeve vendore që rregullojnë çështjene diskriminimit në punë.
SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë aplikon rregullore që theksin kryesor e kanë mbrojtjen, siç është Rregullorja për Mbrojtjen e Fëmijëve, politikën për PSHEA (mbrojtja nga ngacmimi, shfrytëzimi dhe abuzimi seksual), Kodin e Mirësjelljes, dhe të tjera, dhe pret nga punonjësit t'i respektojnë dhe kërkojnë nga ta të nënshkruajnë një deklaratë me anë të të cilës konfirmojnë respektimin e të gjitha politikave për mbrojtje të SOS Fshatrave të Fëmijëve. Nënshkrimi i kësaj deklarate bëhet në të njëjtën kohë kur nënshkruhet kontrata, shoqëruar me një orientimlidhur me procesete brendshme të politikave të aplikueshme.
SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë duke qenë organizatë e përkushtuar në mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe të rinjve, zbaton procedura strikte të rekrutimit duke përfshirë verifikimin e të kaluarës kriminale. Kandidatët e suksesshëm, ne raundin e tretë të procedurës së rekrutimit, duhet të sjellin vërtetimin nga gjykata dhe vërtetimin nga policia që nuk janë nën hetime dhe nuk kanë të kaluar kriminale. Verifikimet tjera përfshijnë kontrollimin e referencave nga punëdhënës paraprak të kandidatëve potencial.
Afati i fundit për aplikim është më 22 Nëntor 2023 deri në mesnatë përmes emailit në: hr.recruitment@soskosova.org
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- Formulari i aplikimit/aplikacioni (shkarkohet nga web faqjawww.soskosova.org);
- Kopje të Diplomave, Certifikatave dhe Referencave nga punëdhënës paraprak;
Nuk shqyrtohen aplikimet me dokumentacion të pakompletuar.
Vetëm kandidatët e rrethit të ngushtë do të ftohen në intervistë.