Konkurs:
Neptun Kosova shpk është pjesë e BALFIN Group e specializuar në tregëtimin e pajisjeve Elektroshtepiake.
Pozicioni: Zyrtar i kontrollës së brendshme
Departmenti: Financa
Vendodhja: Administratë, Prishtinë.
Detyrat Kryesore:
- Mbikqyre dhe kontrollon zbatimin e procedurave te kompanise.
- Rakordon gjendjen kontabël me atë fizike të paras në arkat e kompanisë.
- Kryen inventarizimin e stokut dhe të aseteve te kompanisë.
- Kryen kontrolla të vçanta të aktiviteteve të kompanisë.
- Mbledh ,analizon dhe vlerson te dhenat nga fushat e ndryshme te veprimtarisë me qellim të arritjes te nje vlersimi objektiv.
- Përpilon raporte dhe dokumenton gjetjet që të ndihmoj në proceset , vendimet dhe planet strategjike të kompanisë.
- Perveç detyrave dhe pergjegjësive të cekura performon edhe detyra tjera te kerkuara nga Menaxheri i Departamentit.
Kualifikimet:
- Fakulteti Ekonomik- (ose të ngjashme)
- Preferohet Programi çertifikues i auditimit te brendshem pran SCAAK apo IKAF
- Eksperiencë së paku 2 vite në Kontabilitet apo kontrolle te brendshme
- Të njohë gjuhën angleze (Nivel i pavarur)
Aftësi personale:
- Në këtë rol, ju duhet Të posedoni parimin e objektivitetit dhe sjelljen profesionale.
- I/E vëmendshem ne detaje.
Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke derguar email në adresën: hr@neptun-ks.com, ose duke plotesuar formen e aplikimit ne linkun me poshte:
https://www.neptun-ks.com/job-advertisement-details.nspx?advertisement=1076
Afati i aplikimit: 10.07.2022
Kushtet e punës: Kompania Neptun ofron një paketë benefitesh tërheqëse, duke përfshirë një pagë të drejtë të bazuar në merita dhe vlerësimin e performancës.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit: Nr. 06/L-082 te vendosur nga Kuvendi i Republikes se Kosoves me dt:30.01.2019 “LIGJ PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE”
Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni Veriore, Mali i Zi dhe Holandë, me afërsisht 6'000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.