Arjeta Group SH.P.K për njësinë e saj QTA Mitrovicë shpallë konkurs për këto vende të lira Pune :
- 1 - Menaxher Marketi
- 2 - ZV Menaxher
- 1 - Pranues Malli
- 5 - Arkatare
- 9 - Sektoristë
Detyrat dhe përgjegjësitë për pozitën Menaxher i Marketit dhe ZV Menaxher
Detyrat dhe përgjegjësitë për pozitën Pranues Malli
Lokacioni i Punës, QTA Njësia Mitrovicë
- Hapja dhe mbyllja e dyqanit sipas orarit të përcaktuar të punës;
- Të përpilojë me kohë dhe saktësi dokumentet zyrtare(Deponimet, barazimet ditore, skanimi i dokumenteve) që duhet të mbahen në dyqane dhe dokumentet e kompanisë;
- Të organizojë orarin e punës së punëtorëve dhe pushimet në mënyrë të tillë që mos të ndikojë në rrjedhën e punës së dyqanit dhe gjithnjë duke marë parasysh kërkesat e punëtorëve;
- Mbane kontakt me stafin dhe klientet;
- Monitoron afatet dhe informon palët;
- Të jetë përgjegjës për funksionimin e rregullt të dyqanit të cilin është duke e administruar, në përputhje me rregulloret dhe dispozitat e ligjit në fuqi;
- Detyra dhe përgjegjësi tjera të deleguara nga eprori.
Kualifikimet dhe aftësitë e Kërkuara
- Diplomë Universitare
- 2 vite përvojë pune
- Të ketë njohuri të mira të kompjuterike për programet word exel
- Të ketë përkushtim dhe etikë në punë;
- Aftësi komunikuese dhe prezantuese;
- Aftësi menaxhuese dhe organizative;
- Shkathtësi të shkëlqyera bashkëpunuese në ekip.
Lokacioni i Punës, QTA Njësia Mitrovicë
- Mbanë përgjegjësi për pranimin e mallit në bazë të fletëporosisë dhe leximit me hendell,
- Bënë kontrollimin e faturës hyrëse në përputhje më sasinë dhe çmimet e programit,
- Organizon palimin dhe renditjen e mallit në depo.
- Bënë organizimin e bartjes së mallit nga depoja në market, në bashkëpunim me kolegët tjerë,
- Kontrollon dhe evidenton mallin e dëmtuar dhe të skaduar,
- Koordinohet me furnitorin për planifikimin dhe pranimin e mallit,
- Ushtron kontrollin dhe kujdeset për hedhjen e mbeturinave,
Kualifikimet dhe aftësitë e Kërkuara
- Minimumi 2 vite përvoj pune në pozita të ngjashme
- Preferohet shkollim i lartë
- Të jetë i besueshëm dhe i drejtë
- Të jetë i gatshëm të punojë në grup dhe individualisht
- Të jetë i gatshëm të punojë nën presion
- Të jetë fleksibil dhe i përshtatshëm për të punuar në orar të ndryshëm
- Të posedojë patentë shofer kategoria B
Detyrat dhe përgjegjësitë për pozitën Arkatare
Lokacioni i Punës, QTA Njësia Mitrovicë
- Pranimi dhe skanimi i produkteve
- Përpunimi i pagesave:
- Kujdesi ndaj klientëve:
Kualifikimet e Kërkuara
- Të ketë të përfunduar shkollimin e mesëm
- Të ketë përvojë pune në këtë drejtim ose të ngjashëm.
- Të ketë aftësi për punë ekipore dhe individuale;
- Përkushtim dhe etik në punë.
Detyrat dhe përgjegjësitë për pozitën Sektorist/e
Lokacioni i Punës, QTA Njësia Mitrovicë
- Asiston konsumatorët gjatë blerjes, me kujdes përkushtim të madh,
- Është përgjegjës për palimin e mallit dhe përcjelljen e afateve të skadencës për mallrat përkatëse,
- Bashkëpunon dhe raporton në mënyrë të vazhdueshme me kolegun e tij/saj të punës në lidhje me procesin e punës.
- Kujdeset për renditjen, rregullimin dhe mirëmbajtjen e të gjitha produkteve në Market.
Kualifikimet e Kërkuara
- Të ketë të përfunduar shkollimin e mesëm
- Të ketë përvojë pune në këtë drejtim ose të ngjashëm.
- Të ketë aftësi për punë ekipore dhe individuale;
- Përkushtim dhe etik në punë.
Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lartë të aplikojnë duke dërguar CV e tyre në postën elektronike ( e-mail ) hr@arjeta.eu
Në fushën e subjektit, ju lutem specifikoni pozitën për të cilën aplikoni.
Vetëm kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e lartcekura do të ftohen për intervistim
Konkursi do të jetë i hapur nga data 02 Tetor 2023 deri më 15 Tetor 2023.