Elektricist (3), Ndihmës Teknik (3)
KONIKS Prishtinë

Konkurs Pune: Elektricist (3 Pozita) dhe Ndihmës Teknik (3 Pozita)

Kompania jonë është në kërkim të 6 teknikëve të instalimeve elektrike për t’iu bashkuar ekipit tonë profesional. Nëse posedoni aftësi dhe përvojë në instalime elektrike, jeni personi i duhur për ne!

Pozita: Teknik Elektricist

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Vendosja dhe lidhja e kabllove elektrike sipas specifikimeve teknike.
  • Montimi i kanalinave metalike ose plastike dhe përgatitja e strukturave mbështetëse për kabllot.
  • Instalimi i prizave, ndërprerësve dhe trupave ndriçues për përdorim të përditshëm.
  • Zbatimi i udhëzimeve teknike për montim dhe lidhje për realizim të saktë të detyrave.
  • Zëvendësimi i komponentëve të dëmtuar si kabllot, ndërprerësit dhe siguresat.
  • Instalimi i trupave ndriçues LED dhe llambave të zakonshme.
  • Lidhja e sistemeve të tokëzimit sipas standardeve.

Kualifikimet dhe Aftësitë:

  • Njohuri të mira mbi standardet dhe rregullat e sigurisë elektrike.
  • Eksperiencë në përdorimin e mjeteve të punës si kaçavidat izoluese, testuesit dhe multimetri.
  • Njohje të tipeve të ndryshme të pajisjeve elektrike dhe përdorimi i tyre korrekt.
  • Diplomë e shkollës së mesme teknike ose trajnim i specializuar në instalime elektrike.
  • Aftësi për të ndjekur udhëzime teknike dhe për të zbatuar masat mbrojtëse për siguri maksimale.

Si të aplikoni?

Ju lutemi dërgoni CV-në tuaj në: info@koni-ks.com .

Për më shumë informacione, na kontaktoni 045/161-111.

Job Information
  • Numri i pozitave:

    6
  • Lokacioni:

    Prishtinë
  • Kategoritë:

    Elektricist
  • Data e përfundimit:

    12-04-2025
///

Related Vacancies

Search all the open positions on the web. Get your own personalized salary estimate. Read reviews on over 30000+ companies worldwide.

Banja e Kllokotit
Vende Pune (110)

KONKURS PUNEPërshkrimi i Kompanisë:Spitali...

2 Ditë Kllokot
Kulinare SH.P.K.
Serviser

Konkurs për vende të lira puneNdërmarrja K...

8 Ditë Krejt Kos...
TERMOLULI GROUP
1x Serviser për ngrohësit e ujit...

📢 KONKURS PUNE – TERMOLULI GROUPTermoluli ...

6 Ditë Ferizaj