Company
Infosoft Systems SH.P.K.
Categories
Sales
Number of positions
1
Job location
Prishtina
Views
6501
Infosoft Systems shpk në Prishtinë, kërkon të punësojë:
Drejtor të Shitjes
Detyra dhe Përgjegjësi
- Përpilon dhe ekzekuton planin strategjik për të arritur objektivat e shitjeve dhe për të rritur numrin e klientëve në segmente të ndryshme të tregut.
- Përpilon analiza te detajuara të tregut (Produktet, Cmimet, Cilësinë etj.)
- Ndërton dhe ruan marrëdhënie të mira dhe afatgjata me klientë, partnerë dhe kupton nevojat dhe objektivat e biznesit të tyre.
- Krijon dhe ruan marrëdhënie pozitive me partnerët afarist si dhe kryen detyra të tjera nga fusha e shitjes në përputhje me planin e biznesit.
- Raporton në baza javore për Departamentin e Shitjes.
- Kujdeset dhe është përgjegjës për arritjen e planit vjetor të shitjes.
Kërkesa për kandidatët
- Diplomë fakulteti në njëren nga fushat: Inxhineri, Shkenca Kompjuterike, Ekonomi, Administrim Biznesi ose ekuivalente
- Eksperiencë e dëshmuar në shitje dhe arritje apo tejkalim i planit te shitjes.
- Përvoja të mëparshme në role ekzekutive të shitjes: menaxher i shitjeve ose shitës. Pervoja si menaxher apo drejtor i shitjeve në industrinë e TI-së konsiderohet përparësi.
- Aftësi të dëshmuara për të artikuluar aspektet e dallueshme të produkteve dhe shërbimeve.
- Përvojë të dukshme si udhëheqës i shitjeve, duke zhvilluar zgjidhje të orientuara kah klienti, të diferencuara dhe të matshme.
Te tjera
- Aftësi të shkëlqyera të dëgjimit, negocimit dhe prezantimit.
- Aftësi të mira komunikuese verbale dhe me shkrim në gjuhën shqipe dhe angleze.
- Aftësi në përdorimin e mjeteve si NAV, MS Project, MS Excel etj.
- Aftësi koordinuese dhe komunikim te mirë në ekip duke qënë i orientuar ndaj afateve dhe cilësisë.
- Aftësia për të hartuar dokumentacion teknik dhe projektues do te konsiderohet përparësi.
Benefite
- Përzgjedhje të kandidatëve profesional dhe në mënyrë meritore.
- Orari i rregullt i punës (hënë – premte)
- Pagë konkurruese në treg.
- 20 ditë pushim vjetor në vit, përfshir të gjitha pushimet tjera sipas legjislacionit në fuqi.
- Sigurim Shëndetësor për punonjësit e kompanisë.
- Mundësi për zhvillim profesional.
Për të aplikuar ju lutem dërgoni CV-të dhe dokumente të tjera që vërtetojnë kualifikimet tuaja në adresen e_mail: hr@infosoftsystems-ks.com Të dhënat që do të paraqitni nëpërmjet aplikimit tuaj do te ruhen dhe përpunohen vetëm për qëllime punësimi, në mbështetje te legjislacionit ne fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale në Republikën e Kosovës.