Menaxher i Sektorit për Siguri të Informacionit (m/f)

Menaxher i Sektorit për Siguri të Informacionit (m/f)

Kompetencat

  • Kualifikim universitar BA, preferohet kualifikimi pasuniversitar MA;
  • Dy (2) vite përvojë pune në fushën e Sigurisë së Informacionit;
  • Dy (2) vite përvojë menaxheriale, përvoja në sektorin bankar përbënë avantazh;
  • Aftësi të shkëlqyeshme të komunikimit dhe prezantimit;
  • Aftësi analitike;
  • Nivel i avansuar i Gjuhës Angleze.

Përshkrimi i vendit të punës

  • Krijimi i kornizës për menaxhimin e sigurisë së informacionit që siguron se informacionet që posedon dhe përpunon banka, janë të mbrojtur nga veprimet e paautorizuara: qasja, leximi, zbulimi, incizimi, ndryshimi, dëmtimi dhe shkatërrimi i informacionit;
  • Ndërmarrja e aktiviteteve të vazhdueshme për t’u siguruar se mekanizmat mbrojtës për shfrytëzimin, përpunimin, ruajtjen dhe tranmetimin e informacionit janë funksional dhe të mirëmbajtur;
  • Koordinimi i zhvillimit dhe implementimit të kontrollave relevante dhe efektive për të shmangur kërcenimet dhe rreziqet e identifikuara, si dhe përcjellja rreth trajtimit të problemeve të sigurisë bashkë me implementimin e zgjidhjeve për zvogëlimin e rreziqeve të sigurisë;
  • Zhvillimi dhe mirëmbajtja e inventarit të aseteve të informacionit, dukë përfshirë: pronarin, klasifikimin e sigurisë, autorizimet e qasjes, vlerësimi i rreziqeve dhe dobësive, llogaritja e ndikimit të rreziqeve në asete si dhe vendimet e implementimi i kontrollave adekuate;
  • Definimi i klasifikimit të aseteve të informacionit dhe identifikimi i masave të kërkuara mbrojtëse rreth kontrollit të qasjes për secilën kategori;
  • Ofrimi i informatave rreth vetëdijësimit të sigurisë, trajnimeve edukative dhe udhëzimeve për vëmendje të vazhdueshme ndaj rreziqeve të sigurisë;
  • Verifikimi i implementimit dhe pajtueshmërisë në lidhje me rekomandimet e kontrollat e sigurisë së informacionit;
  • Hartimi i dokumenteve dhe komunikimeve të brendshme që kanë të bëjnë me sigurinë e informacionit dhe përkrahja ndaj departamenteve tjera në zbatimin e tyre;
  • Përgjegjës për të qëndruar i mirë-informuar rreth: rreziqeve më të reja globale nga fusha e sigurisë së informacionit dhe të ketë informacion relevant në lidhje me trajtimin e tyre;
  • Implementimi i kërkesave nga ana e auditorëve të brendshëm dhe të jashtëm;
  • Organizimi dhe menaxhimi i procesit të vazhdueshëm të trajnimeve dhe fushatave vetëdijësuese informative në lidhje me sigurinë e informacionit;
  • Kryen edhe punë të tjera sipas kërkesës së Mbikqyrësit Direkt.

Procedura e aplikimit:

Plotësoni formën për aplikim online. Pas seleksionimit të dokumentacionit do të ftohen vetëm kandidatët të cilët do të hyjnë në listën e ngushtë. Siguria e të dhënave dhe parimet e privatësisë janë të rëndësishme për ne. Ne do t’i trajtojmë të dhënat e juaja me konfidencialitet të plotë.

Afati i aplikimit është deri me datë: 25 nëntor 2022.

KLIKO KËTU për të aplikuar

Job Information
  • Numri i pozitave:

    1
  • Lokacioni:

    Prishtinë
  • Kategoritë:

    Teknologji Informative - ICT
  • Përvojë:

    1-2 vjet përvojë
  • Kualifikim:

    Niveli Master
  • Data e përfundimit:

    25-11-2022
///

Related Vacancies

Search all the open positions on the web. Get your own personalized salary estimate. Read reviews on over 30000+ companies worldwide.

IT Engineers
Specialist për Dokumentimin e Si...

IT Engineers shpall konkurs për pozitën “S...

5 Ditë Fushë Kos...