Administrator i Rrjetit
Cacttus SH.A. Prishtinë

Administrator I Rrjetit

Përgjegjësitë dhe detyrat e punës:

  • Instalon, konfiguron, administron dhe mirëmban të gjitha komponentët e rrjetave (Router,
    Firewall, Switch, VOIP dhe pajisje tjera të rrjetës) që janë pjesë e infrastrukturë së TI-së
    Konfiguron dhe mirëmban ndërlidhjet (VPN) me institucionet tjera.
  • Analizon kërkesat për ndryshim ose shtim të funksioneve në rrjetin e dhe ofron
    zgjidhje adekuate.
  • Bashkëpunon ngusht me administratorët dhe teknikët brenda divizionit dhe me zyrtarët e
    Divizionit të Sigurisë së Informacionit dhe Vazhdimësisë së Punës.
  • Trajton gjetjet nga monitorimet dhe raportet e sigurisë së informacionit.
  • Zgjidh problemet që raportohen nga shfrytëzuesit e brendshëm dhe të jashtëm të rrjetit
  • Monitoron dhe bën matje të performancës së komponentëve të rrjetave, duke përfshirë
    pajisjet në shfrytëzim nga shfrytëzuesit e jashtëm.
  • Mirëmban licencat dhe komunikon me ofruesit e shërbimeve të jashtme.
  • Planifikon dhe ofron zgjidhje bazuar në matjet e komponentëve për të siguruar
    vazhdimësinë dhe sigurinë e shërbimeve të rrjetit.
  • Mirëmban dokumentim të konfigurimeve, krijon procedura dhe manuale për të gjitha
    pajisjet dhe shërbimet për të cilat është përgjegjës.
  • Detyra tjera që i caktohen nga përgjegjësit në hierarkinë e Departamentit të Teknologjisë
    Informative

Kualifikimet dhe përvoja:

  • Shkallë bachelor në shkenca kompjuterike
  • Preferohen certifikime përkatëse që lidhen me rolin e Administratorit të rrjetit, CCNP, PCNSA, JNCIA.
  • Përvojë 2 vjeçare në administrim të rrjetave. Përvojë në sigurinë e rrjetave është e preferueshme.
  • Gjuha angleze e preferuar

    Të gjithë kandidatët e interesuar duhet ta dërgojnë CV-në, në: jobs@cacttus.com , ose permes sistemit Apliko ketu. jo më larg se data 31.12.2023. Ju lutemi që në subject line të emailit, ta vendosni titullin e pozitës për të cilën po aplikoni. Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen
Job Information

  • Numri i pozitave:

    1
  • Lokacioni:

    Prishtinë
  • Kategoritë:

    Teknologji Informative - ICT
  • Përvojë:

    1-2 vjet përvojë
  • Data e përfundimit:

    31-12-2023

Related Vacancies

Search all the open positions on the web. Get your own personalized salary estimate. Read reviews on over 30000+ companies worldwide.

IT Engineers
Specialist për Dokumentimin e Si...

IT Engineers shpall konkurs për pozitën “S...

4 Ditë Fushë Kos...