Company
KEP Trust
Categories
Bankë
Number of positions
1
Job location
Prishtina
Views
2250
SHPALLJE PËR VEND PUNE
KEP Trust shpall konkurs për plotësimin e pozitës vijuese:
ANALIST KREDITOR PËR NDËRRMARJET E VOGLA DHE TË MESME (SME)
Lokacioni: Prishtinë (1) (Nr. ref: KEP 27/2023)
Raporton tek: Menaxheri per Ndermarrje te Vogla dhe te Mesme (SME)
Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore:
- Të organizoj procesin e akuizicionit, analizimit,kreditimit dhe monitorimit të klientave NVM
- Bën procesimin dhe monitorimin e kredive në përputhshmëri me objektivat dhe rregulloret e organizatës.
- Asistimi i klientëve ne procesin e aplikimit për kredi/kompletimin e dokumentacionit të nevojshëm.
- Mbledhja, analizimi dhe verifikimi i informatave në lidhje me procesimin e kredive.
- Ben analizen financiare per kredi se bashku me analizat e nevojshme ne Komisionin per aprovimin e kredise;
- Menaxhimi i kualitetit te portfolios (ripagesave mujore të kredive të aprovuara)
- Të jetë i gatshëm të punoj në regjionet respective.
Aplikuesit duhet të kenë kualifikimet dhe aftësitë vijuese:
- Shkalla Universitare në Financa/Kontabilitet, Ekonomi apo edhe fushë tjetër eshte e obliguar.
- Pervoja e punes ne pozita te ngjashme ne Institucione Financiare/Mikrofinanciare eshte perparesi;
- Gjykim të mirë dhe aftësi të vendim-marrjes.
- Aftësi të shkëlqyeshme të komunikimit; iniciativë dhe kreativitet.
- Aftësi të mira analitike.
- Leja e vozitjes e domosdoshme.
Aplikacionet pranohen vetëm në formën elektronike. Formen e aplikimit per punesim e gjeni ne https://keptrust.org/kep/#mundesi-punesimi
Aplikacionet e dorëzuara në format tjera nuk pranohen.
Afati i fundit për aplikim është 17 shtator 2023
Shenim: Do te kontaktohen vetem kandidatet e selektuar ne liste te ngushte!