Mbështetur në Statutin e Kompanisë “Koral Dairy” Sh.P.K., Bordi i Drejtorëve në mbledhjen e datës dt. 20.09.2022, mori vendim të shpall:
KONKURS PER VENDIN E PUNES
DREJTOR EKZEKUTIV
Rreth Koral Dairy Sh.P.K.
Qumështorja “Koral Dairy" është kompani lidere në Kosovë në prodhimin dhe përpunimin e produkteve të qumshtit. “Koral Dairy” mbetet e përkushtuar në zhvillimin e qëndrueshëm të tregut të qumështit në Kosovë dhe rritjen e saj graduale dhe të qëndrueshme në treg si kompani lidere e këtij sektori. Produktet e qumështores“Koral Dairy” janë të certifikuar me standard më të lartë të cilësisë dhe sigurisë ushqimore. Prezenca jonë dhe rritja e vazhdueshme ka bërë që sot kompania të ketë mbi 60 të punësuar të rregullt dhe një numër të madhë bashkëpunëtorësh. Aktualisht “Koral Dairy” plason produktet e saja në të gjithë territorin e Kosovës, duke i qëndruar besnike vizionit të saj për produkte cilësore, të freskëta dhe të sigurta për plotësimin e nevojave të konsumatorëve tanë.
Aktualisht po kërkojmë një kandidat për poziten e Drejtorit Ekzekutiv i cili është në gjendje të punojë në mënyrë të pavarur për të drejtuar operacionet ditore të kompanisë dhe për të menaxhuar dhe drejtuar biznesin në përputhje me objektivat strategjike të përcaktuara nga aksionarët dhe aktet e brendshme. Drejtori Ekzekutiv do të menaxhoj një portofolio të gjërë dhe të ndryshme klientësh dhe bdashkëpunëtorësh si dhe do të jetë përgjegjës për të përcaktuar nevojat e kompanisë si dhe për rritjen e saj. Drejtori Ekzekutiv në përputhje me aktet e brendshme do t’i raportoj Bordit të Drejtorëve.
Detyrat dhe Përgjegjësitë e Vendit të Punës
Përgatitja profesionale & Kushtet e vecanta
Procedura e Aplikimit
Nëse e konsideroni veten kandidat të përshtatshëm për pozicionin tonë të lirë, ju lutem dërgoni aplikimin tuaj elektronike, duke përfshirë: CV; leter motivuese; të pakten një leter rekomandimi nga punëdhënësi paraprak; dhe certifikaten që nuk jeni nën hetime, në email adresen info@koraldairy.com deri më datë: 15 tetor 2022. Ju lutemi shënoni titullin e pozicionit në rreshtin e subjektit.
Aplikacionet e dërguara pas datës së mbylljes së konkursit dhe kërkesat e pakompletuara nuk do të pranohen.
Vetem kandidatet e përzgjedhur do të ftohen për procesin e intervistimit.
Shënim: Koral Dairy Sh.P.K. është një punëdhënës me mundësi të barabarta.Të drejtë aplikimi kanë të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, dhe plotësojnë kriteret e kërkuara me këtë konkurs
Numri i pozitave:
1Lokacioni:
Fushë KosovëKategoritë:
Biznes dhe MenaxhmentPërvojë:
labels.5_plus_experoenceKualifikim:
Niveli MasterData e përfundimit:
15-10-2022