Brand & Marketing Assistant
BETA PHARM sh.p.k Prishtinë

Brand & Marketing Assistant

Lokacioni: Kosovë
Kompania: BETA PHARM sh.p. k

Beta Pharm sh.p. k është një biznes familjar me seli në Prishtinë, që operon në Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri që nga viti 2010. Kompania përfaqëson brendet e njohura si Floradix, Alpecin, Beurer dhe IcePower. Aktivitetet kryesore përfshijnë distribuimin dhe marketingun e produkteve farmaceutike, parafarmaceutike, produkteve të shëndetit personal dhe pajisjeve mjekësore.

Përshkrimi i Rolit:

Zyrtari/ja do të mbështesë Managementin në zhvillimin dhe zbatimin e strategjive të marketingut, menaxhimin e portofolit të brandeve dhe komunikim te vazhdueshem me te gjithe partneret relevant. Ky është një rast i shkëlqyer për një profesionist proaktiv dhe krijues për të avancuar në një mjedis dinamik.

Detyrat kryesore:

  • Menaxhimi i komunikimit të përditshëm me bashkëpunëtorët lokalë dhe furnitorët.
  • Planifikimi dhe parashikimi i stokut për të siguruar disponueshmërinë e produkteve.
  • Mbështetje në përzgjedhjen e portofolit dhe ndjekjen e porosive të mallit.
  • Kalkulimë qmimesh dhe planifikim ofertash
  • Kujdesi për përgatitjen e deklaratave dhe dokumenteve shoqëruese të nevojshme për import.
  • Zbatimi i planeve strategjike të marketingut për secilin brend, përfshirë buxhetimin dhe monitorimin.
  • Monitorimi dhe raportimi tek menaxhmenti dhe furnitorët lidhur me performancën e brendeve dhe tendencat e tregut.
  • Bashkëpunimi me ekipin e shitjes dhe përfaqësuesit mjekësorë për të harmonizuar iniciativat e brendimit me objektivat e shitjes.
  • Kryerja e hulumtimeve të tregut për të identifikuar trende dhe mundësi për rritje.
  • Mbështetje në krijimin dhe menaxhimin e përmbajtjeve digjitale, përfshirë rrjetet sociale, platformat e e-commerce dhe përditësimet në faqet e internetit.
  • Organizimi dhe mbikëqyrja e pjesëmarrjes në evente, simpoziume dhe aktivitete të tjera promocionale; si dhe planifikimi dhe zbatimi i fushatave të reklamimit në të gjitha kanalet, përfshirë rrjetet sociale, radion, televizionin dhe media të tjera.
  • Realizimi i vizitave të rregullta te klientët për të monitoruar pozicionimin e produkteve në treg.
  • Analiza dhe raportimi i të dhënave përmes Excel apo Power BI.

Kualifikimet:

  • Diplomë Bachelor në Marketing, Administrim Biznesi ose një fushë të ngjashme (ose përvojë ekuivalente).
  • Përvoje paraprake në indusrinë FMCG ështe e dëshirueshme
  • Aftësi të forta analitike, komunikimi dhe organizimi.
  • Njohjuri te struktures qmimit dhe kalkulimit.
  • Njohuri mbi platformat dhe mjetet e marketingut digjital është përparësi.
  • Njohuri të shkëlqyera në gjuhën angleze dhe shqipe (me shkrim dhe me gojë).
  • Aftesi në perpunim të dhenave dhe raportime permes Excel-it (VLOOKUP, PIVOT) apo platformes PowerBi
  • Pasion për Brandet, marketingun dhe angazhimin me konsumatorë.

Si të Aplikoni:

Nëse jeni të apasionuar pas menaxhimit të brendeve dhe marketingut dhe dëshironi të kontribuoni në rritjen e brendeve të mirënjohura ne tregun lokal, ju inkurajojmë të aplikoni. Ju lutemi dërgoni CV-në tuaj ne hr@beta-pharm.com . Përfshini në subjektin e emailit: "Aplikim për Brand&Marketing Asisstant - [Emri juaj]".

Afati i Aplikimit:

Beta Pharm sh.p. k është një punëdhënës i barabartë, i përkushtuar për të promovuar një mjedis pune bashkëpunues dhe inovativ. Të gjithë aplikantët dhe punonjësit e kualifikuar do të marrin konsideratë për punësim.

Afati i aplikimit është deri me datën 31 Korrik 2025 ora 17:00.

Job Information
  • Numri i pozitave:

    1
  • Lokacioni:

    Prishtinë
  • Kategoritë:

    Marketing
  • Data e përfundimit:

    24-07-2025
///

Related Vacancies

Search all the open positions on the web. Get your own personalized salary estimate. Read reviews on over 30000+ companies worldwide.

IP - KOS SH.P.K.
Marketing Manager / Head of Mark...

🧾 PËRSHKRIM I PUNËSPozita: Marketing Manag...

13 Ditë Çagllavicë
AMRA PHARM SH.P.K.
Përfaqësues/e mjekësor

Kompania Amra Pharm SH.P.K.shpall konkurs ...

16 Ditë Pejë